Asociacioni i punëdhënësve kërkon dorëheqjen e ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova. Punëdhënësit janë të pakënaqur, sepse sipas fjalëve të tyre do të humbin 22 mln. euro për shkak të kompensimeve të papaguara nga ana e furnizuesit shtetëror “Bulgargaz”.
Sipas projektligjit të parashtruar për diskutim në Kuvendin Popullor klientët do të marrin kompensime për çmimet më të larta tashmë të paguara për gazin rus vetëm për 6, jo për 9 muaj. Sipas biznesit kjo është e palejueshme, sidomos kur ekonomia është në kolaps për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari, BE dhe të gjithë botën.
Kompania ruse i ktheu asaj bullgare “Bulgargaz” këto para për gazin e paguar me çmime më të larta dhe prandaj të gjithë ato duhet t’i kthehen biznesit.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..