Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e dyfishtë e kërkesave për ndihmën shtetërore sipas skemës "60/40"

Foto: Radio Vidin

Janë parashtruar 643 kërkesa të punëdhënësve për kompensime sipas skemës “60/40”, sipas së cilës 60 për qind e pagës së punonjësit paguhet nga shteti, ndërsa 40 për qind – nga biznesi në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo është një rritje pothuajse dy herë në krahasim me fundin e javës së kaluar. Firmat kërkojnë ndihmë nga shteti për sigurimin e të ardhurave të 7231 nëpunësve të tyre. Punëdhënësit janë kryesisht ndërmarrje të vogla – pronarë restorantesh, pronarë hotelesh dhe firma që punojnë në sferën e industrisë përpunuese.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria po i ndjek me shqetësim deklaratat e Shkupit për Korridorin nr.8

Qeveria e Bullgarisë po monitoron me shqetësim në rritje deklaratat e përfaqësuesve zyrtarë të Maqedonisë së Veriut që synojnë shkeljen e angazhimeve ndërkombëtare në fushën e konektivitetit infrastrukturor, përfshirë këtu ridrejtimin e fondeve..

botuar më 24-07-29 12.18.MD

Papunësia ndër të diplomuarit është nën 5 për qind

Bullgaria është ndër vendet e BE-së ku shumica e njerëzve me arsim të lartë punojnë me kontratë pune të përhershme. Papunësia mes atyre me diplomë baçelor ose master është më pak se 5%, sipas sondazhit të kryer në 17 vende EUROGRADUATE 2022. Të..

botuar më 24-07-29 10.54.PD

Në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor për të tretën herë do të provojnë të formojnë qeveri

Presidenti do të ngarkojë grupin parlamentar të partisë “Ka një popull të tillë” (ITN) që të propozojë një kandidat për kryeministër, njofton administrata e kreut të shtetit. Mandati do të dorëzohet më 29 korrik,ditën e hënë, në ora 12:00...

botuar më 24-07-29 8.51.PD