Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev afati i masave të aplikuara kundërepidemike në Bullgari në lidhje me përhapjen e Covid-19 zgjatet deri në 13 maj 2020. Vendimi u argumentua me gjendjen e vështirësuar në vend, me vendimin e Parlamentit nga data 3 prill 2020 për zgjatjen e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe me rekomandimet e Shtabit Operativ Kombëtar. Deri në 13 maj do të mbeten të mbyllura shkollat dhe kopshtet e fëmijëve. Mbeten të kufizuara daljet dhe hyrjet nga qytetet më të mëdha. Mbetet gjithashtu ndalesa për vizitat në parqet publike dhe kërkesa që njerëzit e moshës nën 60 vjeç të mos i vizitojnë dyqanet ushqimore dhe farmacitë nga ora 08.30 deri në 10.30 të mëngjesit. Mbeten të mbyllura edhe lokalet dhe qendrat tregtare.
Në Sofje nisin ekspozitat e specializuara ndërkombëtare Mania e Mishit, Rruga e Qumështit, Bulpek, Interfood & Drink dhe Wine & Spirits show. Nga data 13 deri më 16 nëntor në Inter Expo Center mbi 330 prodhues, shpërndarës, tregtarë nga Bullgaria..
Në pavijonin bullgar, në kuadër të COP29 në Baku të Azerbajxhanit, më 13 nëntor, presidenti Rumen Radev do të hapë forumin energjetik së bashku me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në këtë aktivitet do..
Mbrëmjen e së mërkurës do të nisin reshje të reja shiu nga jugperëndimi, në malet mbi 500 m borë. Në veriperëndim të Bullgarisë nuk do të ketë reshje. Gjatë ditës nga perëndimi reshjet përkohësisht do të ndalojnë, më së voni në rajonet..
Afati për kontestimin e rezultateve të zgjedhjeve të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor para Gjykatës Kushtetuese skadon sot, 14 nëntor, në orën..
Komisioni Evropian (KE) ka paditur Bullgarinë dhe Rumaninë përpara Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për shkak se ato nuk kanë përmbushur..
Në një ceremoni zyrtare, në sallën e mbledhjeve të Gjykatës Kushtetuese, Dr. Nevin Feti, Prof. Sasho Penov dhe Galina Toneva - Daçeva dhanë betimin si..