Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

7 raste të reja të Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur me 1%

Gjen. prof. Vencisllav Mutafçijski
Foto: Zyra e Shtypit pranë qeverisë

Ditën e hënë në briefingun në orën 08.30 shefi i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit prof. Vencisllav Mutafçijski bëri të ditur se rastet zyrtare të koronavirusit në Bullgari janë gjithsej 676. Aktualisht rastet aktive janë 575. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar akoma 7 pacientë me Covid-19, 6 prej të cilëve janë hospitalizuar. Gjatë ditës së fundit vdiqën 2 burra dhe 1 grua. Me ta numri i përgjithshëm i të vdekurve bëhet 31 – 17 meshkuj dhe 14 femra në moshën mesatare 48 vjeçe. 36 prej të infektuarve janë punonjës mjekësorë. Do të testohen ekuipazhi prej 200 vetash i një anijeje.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilijana Jotova

Ilijana Jotova: “Varet nga partitë politike nëse parlamenti do të ketë jetë”

Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..

botuar më 24-11-29 11.24.PD
Ivajllo Mirçev

Ivajlo Mirçev: “Ne dukemi qesharakë në sytë e njerëzve”

Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..

botuar më 24-11-29 11.04.PD

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2024

Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..

botuar më 24-11-28 7.35.MD