Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një muaj gjendje e jashtëzakonshme në Bullgari

Foto: BGNES

Në fillim të Javës së Madhe po mbushet një muaj që kur në Bullgari u vendos gjendja e jashtëzakonshme nga parlamenti. Kjo u bë pikërisht më 13 mars.

Duke theksuar këtë fakt agjencia BGNES komenton, se kjo masë e jashtëzakonshme e pushtetit për kufizimin e përhapjes së Covid-19 lidhet në shoqëri me plane të dështuara, zakone të ndryshuara, shqetësim, izolim social. Vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme shkaktoi te disa njerëz panik, provokoi reshta para zinxhirëve të mëdhenj tregtarë dhe farmacive për furnizim të tepruar të produkteve ushqimore dhe të ilaçeve. Maskat u bënë deficit, dezinfektuesit gjendeshin tepër vështirë, ndërsa çmimet e tyre u shtuan. Ndër masat e para të pushtetarëve në qytetet e mëdha ishte dezinfektimi i rrugëve, godinave shoqërore, stacionet e transportit urban dhe kontejnerëve për plehrat. Të gjitha teatrot, kinematë, sallat sportive dhe godina të tjera shoqërore u mbyllën. Brifingjet e Shtabit Operativ Kombëtar për Krizën në të cilët përgjithësohet informacioni për rastet e reja u bënë një nga ngjarjet më të pritura gjatë ditës. Pas gjobave për shkeljen e karantinës dhe masave kundër epidemisë pësuan edhe kufizime të tjera. Në hyrjet dhe daljet e qyteteve të mëdha u krijuan pika kontrolluese përmes të cilave kalojnë vetëm njerëz me shkaqe të arsyeshme për udhëtim. Pushimorja dimërore Bansko u vu nën karantinë të plotë 14 ditore për shkak të turistëve të huaj të diagnostikuar me sëmundjen. Masat restriktive tronditën ekonominë kombëtare. Shumë njerëz kaluan në regjimin e punës quajtur “homeoffice”, por ka sektorë ku nuk mund të aplikohet. Goditjen më të rëndë pësuan turizmi dhe hallka argëtuese, ku filluan të çlirojnë nga puna shumë nga të punësuarit. Rreshtat para Zyrave të Punës zmadhohen dita ditës. Në sfondin e masave të pushtetarëve asnjeri nuk u angazhua të parashikojë se kur ekonomia do të rimëkëmbet.

Në kushtet e krizës njerëzit treguan empati. Në mbarë vendin filloi të shfaqej bamirësi – falas qepeshin maska mbrojtëse, siguroheshin pajisje mjekësore për spitalet e kështu me radhë.

Lindi pak tension në jetën politike dhe shoqërore. Autoritetet dërguan disa sinjale kontradiktore drejt shoqërisë. Si shembull është polemika rreth mbajtjes së detyrueshme të maskave në fytyrë. Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev doli me urdhër për mbajtjen e detyrueshme të maskave, ndërsa disa orë më vonë vet e hoqi. Mirëpo, nga 12 prill maskat prapë u bënë të detyrueshme. Pushtetarët dhe opozita shkëmbyen akuza reciproke lidhura me efikasitetin e masave, ndërsa presidenti Rumen Radev vendosi veto mbi një pjesë prej teksteve të Ligjit për Gjendjen e Jashtëzakonshme duke i caktuar si prelud për “ushtrimin e pakontrolluar të pushtetit”. Një diskutim në shoqëri provokoi kremtimin e Të Dielës së Dafinave dhe të festës së vijueshme Pashkës. Sivjet Bullgaria nuk do të përcjellë delegacion deri në Jerusalem për të sjellë Zjarrin e Bekuar, por do të shfrytëzojë flakë të zjarrit nga viti i kaluar. Tempujt mbetën të hapur për besimtarët, megjithë rrezikun e dukshëm për përhapjen e infektimit. Për këtë arsye shërbesat fetare kryhen para tempujve, ndërsa prani të përforcuar policore kontrollon respektimin e rendit.

Brenda një muaji të gjendjes së jashtëzakonshme në shoqëri sikur mbizotëroi mendimi se luftimi i virusit është përgjegjësi për secilin dhe përveç për veten secili duhet të kujdeset për të afërmit dhe për njerëzit përreth.

Redaktor: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD