Fillon rimëkëmbja graduale e punës së spitaleve
Sipas të dhënave të Shtabit Operativ Kombëtar deri në orën 17.00 (orë bullgare) të 19 prillit 2020 ka 894 raste të ripohuara të Covid-19 në Bullgari. Sot janë konfirmuar akoma 10 raste të reja. 6 prej tyre janë në rrethin e Sofjes, 2 – në rrethin e Slivenit, 1 – në rrethin e Plovdivit dhe 1 në rrethin e Jambolit. 259 veta prej të diagnostikuarve me Covid-19 janë vendosur në spital. 36 prej tyre gjenden në reparte intensive.
69 punonjës mjekësor janë infektuar me Covid-19.
Deri tani të vdekurit nga koronavirusi janë 42, ndërsa të shëruarit – 161.
Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski bëri të ditur se po zhvillohet monitorim i vdekshmërisë së përgjithshme në vend, në krahasim me vdekshmërinë nga Covid-19, që të shihet nëse ka mortalitet të fshehur, që nuk është përfshirë në statistikë.
Fillon rimëkëmbja graduale e punës së spitaleve.Javën tjetër rifillojnë konsultimet në repartet gjinekologjike dhe në ato të pediatrisë. Rivendoset edhe programi kombëtar i imunizimit.
Pas 10 ditësh pritet rritje e rasteve të Covid-19 për shkak të udhëtimeve gjatë festave të Pashkëve
Shumica e bullgarëve u nënshtrohen masave të shpallura kundërepidemike, ata që nuk i respektojnë janë shumë pak. Ende nuk e kemi arritur kulmin e përhapjes së infeksionit dhe prandaj nuk duhet të dobësohen masat. Gjatë dy javëve në vijim rastet e koronavirusit mund të dyfishohen. Këtë e parashikoi në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar drejtori i spitalit “Pirogov” në Sofje prof. Asen Balltov.
Gjatë festave një pjesë e qytetarëve u nisën për vendbanime të tjera dhe rezultatet do të ndihen pas rreth 10 ditësh, është i mendimit eksperti. Sipas tij kjo do të ndihet më tepër në qytetet e vogla, ku shërbimi mjekësor nuk është në nivelin e spitaleve në kryeqytet.
Pashkët gjatë kohës së pandemisë: Zoti i dëgjon lutjet e besimtarëve të shprehura si në tempull, ashtu dhe në shtëpi
Pashkët e sivjetshme kalojnë nën shenjën e epidemisë së koronavirusit dhe të gjendjes së jashtëzakonshme. Për këtë shkak liturgjia tradicionale e shtunës me të gdhirë e diela u zhvillua jashtë tempujve, ku ishin grumbulluar shumë pak njerëz sesa zakonisht. Shumica e besimtarëve festuan Pashkët në shtëpi. Ata patën mundësi për t’i vëzhguar shërbimet fetare online, ndërsa të pranishmit në kishë ishin me maska mbrojtëse, nuk mbanin me vete lule dhe kishte distancë sociale mes tyre.
Në kushtet e pandemisë së Covid-19 Bullgaria tregoi se është një shembull i jashtëzakonshëm në plan botëror i unitetit të shoqërisë, kishës dhe autoriteteve. Këtë e tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Ati Kalistrat nga Manastiri bullgar i Zografit në Malin e Shenjtë. Ai shprehu kënaqësi për urtësinë e peshkopëve nga Kisha Ortodokse Bullgare. Tempujt bullgarë mbetën të hapur, por besimtarët zbatuan kërkesat për respektim të masave kundërepidemike dhe patën mundësinë për t’i parë shërbimet online. Sipas murgut bullgari është i vetëdisiplinuar dhe disiplina e tij është e vetëdijshme, ajo nuk është e motivuar nga presioni i pushtetit, por nga dashamirësia ndaj të tjerëve.
Ministria e Punëve të Brendshme premtoi kontroll të forcuar në postblloqet e Sofjes të qytetarëve që kthehen në Sofje pas festave
Mbetet në fuqi kërkesa që qytetarët të hyjnë në Sofje në dy “dritaret”, ku lejohet kalimi përmes postblloqeve rreh qytetit – në mëngjes nga ora 06.00 deri në 08.00 dhe në mbrëmje nga ora 18.00 deri në orën 20.00. Policia do të kontrollojë deklaratat e atyre që duan të hyjnë në Sofje. Në rast falsifikimesh qytetarët do të gjobohen.
Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi se kontrolli do të jetë shumë i rreptë, ka të ngjarë që disa nga qytetarët të mos lejohen të hyjnë në Sofje.
Protestë në Sofje kundër masave për kufizimin e përhapjes së koronavirusit
Qindra qytetarë u grumbulluan në vende të ndryshme të Sofjes, që të shprehin mospajtimin e tyre me masat e vendosura për kufizimin e përhapjes së koronavirusit në Bullgari, sepse sipas tyre këto vendime çojnë në varfëri dhe papunësi. Protestuesit këmbëngulën për masa adekuate për adaptim social, sepse për shkak të pandemisë shumë njerëz kanë mbetur pa të ardhura.
Organizatorët e protestës deklaruan se nuk kanë përkatësi partiake dhe nuk janë të varur nga partitë politike.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaNë negociatat për qeveri, figura e kryeministrit do të jetë një vijë e kuqe për “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). Formacioni vazhdon të insistojë që të ketë një kryeministër të distancuar në një mënyrë të barabartë nga partitë. Bashkëkryetari i partisë,..
"BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe..
Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 2 deri në 7°, ndërsa në Sofje priten 2°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..