Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në lagjen me popullsi rome “Filipovci” protestuan kundër masave kundërepidemike

Foto: BGNES

Disa qindra veta u grumbulluan sot në një prej postblloqeve në lagjen “Filipovci” në kryeqytet, që të shprehin pakënaqësinë e tyre për masat kundërepidemike dhe praninë e forcuar të policisë në rajon. Sipas burimeve të MPB-së shumica prej tyre kanë qenë pa regjistrim dhe për këtë shkak nuk kanë marrë leje për të dalë. Pas zhvillimit të një bisede midis liderëve të lagjes dhe policëve tensioni u ul, ndërsa njerëzit u kthye në shtëpi. Policët do të mbeten në lagje.

Më 16 prill lagjet “Filipovci” dhe “Fakullteta” në Sofje, ku mbizotëron popullsia rome, u vendosën në karantinë, pasi u regjistruan raste të koronavirusit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta vende-vende në fusha dhe lugina të mbrojtura nga era. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 1°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Vranësirat do të..

botuar më 25-01-31 7.35.MD

Një kontigjent nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të ruajë kufirin bullgaro-turk

Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti, njoftoi Ministria e Brendshme. Fillimi i aktivitetit të përbashkët do të shënohet me një ceremoni zyrtare..

botuar më 25-01-31 5.36.MD

Shoferët e taksive bllokuan Terminalin 2 në Aeroportin e Sofjes

Taksistët u mblodhën në protestë në Aeroportin e Sofjes, duke bllokuar për pak kohë pasditen e sotme hyrjen dhe daljen e Terminalit 2. Ata janë të pakënaqur me rregullat e reja të qëndrimit në aeroport, të cilat hynë në fuqi më 9 janar. Sipas tyre, në..

botuar më 25-01-31 5.00.MD