Pothuaj u barazua raporti i meshkujve dhe femrave të infektuar me Covid-19
1097 janë rastet e konfirmuara të Covid-19 sipas të dhënave të shtabit operativ për kundërvënie të koronavirusit. Më 23 prill janë provuar 16 raste të reja, 270 janë të hospitalizuarit. 37 pacientë ndodhen në repartet e mjekimit intensiv. 95 janë nëpunësit mjekësorë të prekur nga sëmundja. Që nga fillimi i epidemisë numri i burrave të infektuar ishte më i madh se ai i grave me Covid-19, por tashmë 551 prej të regjistruarve janë meshkuj, 546 janë femra. Personat e vdekur me diagnozë të konfirmuar koronavirus janë 52. Dy janë rastet e reja të të vdekurve për shkak të sëmundjes – një burrë 71-vjeçar dhe një grua 85-vjeçare. Pacientët e shëruar janë 190.
Ka nevojë për dhurues për mjekimin e Covid-19 me plazmë gjaku
Tani për tani mjekimi përmes plazmës së gjakut është shumë i vështirë. Për të krijuar një bankë për plazmë gjaku ka nevojë për 2500-5000 dhurues gjaku. Duke pasur parasysh numrin e pacientëve tashmë të shëruar në Bullgari kjo është e pamundshme. Por autoritetet shëndetësore kanë gatishmëri të përdorin edhe këtë metodë në të ardhme. Dy ekipe ne Akademinë Bullgare të Shkencave kërkojnë medikament kundër koronavirusit. Njëri ekip përpunon terapi, kurse tjetri – vaksinë, tha udhëheqësi i shtabit kombëtar të krizës gjen. major prof. Vencisllav Mutafçijski.
Që të ketë imunitet kolektiv kundër koronavirusit duhet të infektohen rreth 4 mln veta në Bullgari
Regjistrojmë më shumë raste të Covid-19 sepse bëjmë më shumë analiza. Aktualisht mbi 300 mijë veta në Bullgari janë infektuar me koronavirus. Që të mund të presim ulje të epidemisë, njerëzit, të cilët janë hasur me virusin, duhet të jenë të paktën 70% e popullsisë së vendit. Kjo do të thotë 4 mln veta. Këtë e njoftoi në një intervistë për BNR doc. Atanas Mangërov, shefi i Klinikës së Pediatrisë në Spitalin për Sëmundje Infektive në Sofje. Sipas shefit të klinikës së pediatrisë në Spitalin e Sëmundjeve Ngjitëse në Sofje ka të ngjarë që të ketë një rritje të dytë të përhapjes së koronavirusit në Bullgari pas dobësimit të masave kundërepidemike.
Kryeministri Borisov: Nuk dua që të ketë punonjës mjekësorë pa veshje mbrojtëse
Kryeministri Bojko Borisov dhe shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. prof. Vencisllav Mutafçijski vizituan një fabrikë për prodhimin e veshjeve mbrojtëse në Sofje. Kontrolli u transmetua live në faqen e Kryeministrit në Facebook. Kompania bullgare “Apolo” disponon fabrika të veta për rrobaqepësi dhe bazë logjistike. Që të jenë veshjet komode dhe të sigurta çdo vit bëhen nga 2000 teste laboratorike. Aktualisht fabrika prodhon nga 2000 veshje në ditë. “Nuk dua që të ketë punonjësit mjekësorë pa veshje mbrojtëse” – vuri në dukje Kryeministri.
Prodhimi bullgar adaptohet në kushtet e reja
Për më pak se një muaj mbi 65 firma në Bullgari e kanë transformuar prodhimin e vet, duke u adaptuar në situatën e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit. Pas krizës ky riorientim mund të çojë në zgjerim të prodhimit dhe në krijimin e një zhvillimi të qëndrueshëm të këtyre ndërmarrjeve. Këtë e tregon një analizë e industryinform.com. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare krijuesja e sajtit, i cili merret me analiza në degë të ndryshme të industrisë bullgare, Mariana Dimova, prognozoi se në nivel evropian do të kërkohen tregje më të afërta, gjë që do të hapë mundësi të reja për prodhimin bullgar.
Ministrja e Punëve të Jashtme nuk pret normalizim të situatës deri në verë
Shtetet po ndodhen në etapa të ndryshme të krizës – disa janë më të prekur nga të tjerët . Me rëndësi të madhe është që lehtësimi hap pas hapi i masave parandaluese të jetë në bazë të të dhënave shkencore – kështu do të evitojmë efektin e kundërt, mendon diplomatja e parë bullgare Ekaterina Zaharieva. “Kjo është një krizë asimetrike. Ajo prek jo vetëm shëndetin. Shpresoj se dalja nga kriza do të jetë më e bashkërenduar”, tha ajo. Çdo shtet përpiqet të shpëtojë turizmin e vet, por për fat të keq nuk do të kthehemi tek jeta normale gjatë verës. Thirrja është që të mbetemi në Bullgari. Udhëtimet e studentëve për punë në SHBA gjatë verës gjithashtu janë shtyrë dhe do të fillojnë pas 12 maj. Tani për tani vizat nuk lëshohen, shtoi Ministrja e punëve të jashtme.
Kryeministri bullgar ka frikë nga vala e re e koronavirusit
Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov ka frikë se lehtësimi i shpejtë i masave parandaluese mund të çojë në valë të dytë të të infektuarve dhe të të vdekurve e kjo do ta bëjë të pakuptimtë respektimin e deritanishëm të masave të rrepta nga ana e të gjithë qytetarëve. Në fjalimin e vet në samitin e Partisë Popullore Evropiane, i cili u zhvillua nëpërmjet transmetimit video, Borisovi theksoi mbi domosdoshmërinë për medikament dhe vaksinë kundër Covid-19. Por ky proces është i gjatë dhe me rëndësi të madhe është që të gjitha shtet dhe vetë Bashkimi Evropian të investojnë në studime shkencore në këtë fushë. Vetëm kështu do të përballojmë krizën, mendon kryeministri.
20 000 punonjës në sferën e hotelerisë kanë humbur punën e vet
Çdo një punonjës i pestë nga të papunët e regjistruar deri tani pas fillimit të pandemisë së Covid-19 është nga sfera e hotelerisë dhe e shërbimeve të restoranteve. Këta janë rreth 20 000 veta nga të gjithë 105 000 të punësuarit në sektor, tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura. Sindikata alarmoi se afro 40% e të punësuarve në këtë sferë janë me kontribute mbi pagën minimale prej 610 levash (312 euro), që do të thotë se do të marrin përfitime të vogla të papunësisë.
Prognozë: nuk do të kemi kulm të epidemisë në Bullgari
Pandemia e Covid-19 në botë do të përfundojë pas 20 ditësh, prognozoi makroikonomistja Veliçka Rangellova. Analiza e përpiktë tregon se në Bullgari kulm i epidemisë nuk do të ketë, apo ai tashmë ka kaluar në formë shumë të butë. Rreth 4,6% prej njerëzve kanë pasur kontakt me njerëz të infektuar dhe ndoshta e kanë kaluar virusin pa simptoma.
Deri më 26 prill është ndaluar hyrja e njerëzve dhe automjeteve nga Turqia
Ministrja e Shëndetësisë urdhëroi ndalim të përkohshëm për hyrje në territorin e Bullgarisë të personave dhe automjeteve që vijnë nga Turqia përmes pikave të kontrollit kufitar Lesovo-Hamzabejli, Kapitan Andreevo – Kapëkule dhe Mallko Tërnovo. Kufirin mund ta kalojnë vetëm maunat dhe kamionët, të cilët transportojnë mallra, automjetet me regjim special të lëvizjes, makinat, të cilat transportojnë njerëz që kanë nevojë për mjekim dhe automjetet e misioneve humanitare. Ndalimi është në fuqi nga ora 00.00 e 24 prillit deri në orën 23.59 më 26 prill.
Gjatë izolimit kemi nevojë për ... të qeshura
Kur qeshim në trupin tonë ndryshojnë nivelet e hormoneve . Kjo qetëson sistemin tonë nervor autonom dhe forcon imunitetin. Prandaj kjo për të cilën kiemi nevojë në izolimin e gjatë është e qeshura, komentoi psikoterapistja Detelina Stamenova për BNR.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: E. Karkallanova dhe ekipi i lajmeve i Radio Bullgarisë
Mbi 99.5% e seksioneve të vendit u mbuluan nga video kontrollim në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit. Këtë e deklaroi në një konferencë për shtypin ministri në detyrë i inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov, i emëruar nga qeveria në detyrë si..
Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth formacionit të Deljan Peevski - DPS - Fillimi i Ri. Sipas APS, parlamenti duhet të shqyrtojë rolin e..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në Centralin “Kozlloduj”. Përgatitja e projektit..
Pas më shumë se tre orësh seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, u miratua kandidatura bullgare e Ekaterina Zaharieva për komisionere evropiane...
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të..
Për herë të parë në historinë e re të zgjedhjeve bullgare, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lë jashtë Parlamentit një parti me një rezultat prej 3,999%..