Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Haxhillëku në qytetin i cili ndodhet më afër Zotit

Foto: EPA/BGNES

Thonë se Jerusalemi është qyteti i cili të afron me Zotin. Nuk është e rastit që në gjuhën e lashtë aramaike, në të cilën fliste Iisu Krishti njerëzit thoshin “ngjitem në Jerusalem”. I ngritur mbi një kodrinë qyteti krijon ndjenjën e papërsëritshme për lartësimin drejt Krijuesit. Prandaj synimi i njerëzve të bëjnë pelegrinazh në Qytetin e Shenjtë nuk pushon së ekzistuari që prej mijëvjeçarësh.

Pelegrinazhi në Tokën e Shenjt i njohur ndër bullgarët si haxhillëk, për një kohë të gjatë konsiderohej si një udhëtim me rëndësi të madhe. Pelegrinazhi ishte tipik për të krishterët më të pasur nga Gadishulli Ballkanik në kohën e Perandorisë Osmane, kur prijësit myslimanë shtegtonin për të bërë haxhillëk në Meka.

“Ka dëshmi megjithë edhe indirekte se menjëherë pas pagëzimit në fenë e krishtere kryesisht murgj dhe priftërinj udhëtonin për të bërë pelegrinazh në Tokën e Shenjt  - tregon profesor Emanuell Mutafov, drejtor i Institutit për Studimin e Arteve pranë Akademinë Bullgare të Shkencave.


Ata qëndronin për një kohë në manastiret e mëdha ortodokse në Palestinë, Sinai dhe Jerusalem. Janë të njohura kopje të dorëshkrimeve në gjuhën e vjetër bullgare, të cilat janë të ndikuara nga letërsia dhe kultura shekullore të zbuluara në Tokën e Shenjtë. Të dhënat që disponojmë për udhëtim në masë në vendet e shenjta datojnë nga shekujt 18-19, kur trojet bullgare dhe Palestina ishin në kufijtë e Perandorisë Osmane. Atëherë disa qytete bullgare në sajë të zhvillimit të zanateve filluan të pasurohen. Burrat të cilët në moshë të artë arritën të pasurohen mund t’i lejonin vetes të udhëtonin deri në Varrin e Zotit. Pelegrinazhi vazhdonte afro 6 muaj dhe kushtonte mjaftë shtrenjtë – disa mijë groshë. Përveç kësaj udhëtimi fshihte dhe shumë rreziqe, sepse pelegrinët udhëtonin me karvanë të ruajtur nga zaptijet. Jo rrallë ata bëheshin viktimë e bastisjeve të grabitqarëve.”

Anijet, veçanërisht të mëdhatë, ndalonin larg brigjeve të Mesdheut. Në det prisnin arabë me varka me të cilat i transportonin pelegrinët deri në breg kundrejt pagimit. Fjalët që bashkatdhetarët tanë dëgjonin më shpesh ishin “bakshish” dhe “haxh” gjë që në përkthim nga arabishtja është “haxhillëk”. Që këtu erdhi edhe titulli “haxhi” i cili ishte një shenje shenjtërie dhe tregonte statusin në shoqëri. Megjithëqë kleri i lartë bullgar nuk e pranonte këtë titull, deri në vitin 1945 “haxhi” shkruhej ndaras me emrin si një përcaktim i shkurtër i fjalës “i shenjtë” për Zotin. Në disa prej burimeve në të cilat përshkruhet haxhillëku theksohet se shumë prej hanxhinjve kanë disponuar para vetëm për udhëtim në një drejtim. Për të nxjerrë para për të kthyer ata kanë kërkuar punë dhe kështu kanë grumbulluar përvojë profesionale. Përderisa kanë udhëtuar deri në Varrin e Zotit pelegrinët kanë komunikuar me të krishterë nga kombësi të ndryshme dhe nga kënde të ndryshme të botës. Duke u kthyer në vendet e lindjes ata kanë sjellë sende të shenjta nga shtegtimi.

“Një dhuratë standarde për kishën e famullisë ishin të ashtuquajturat Jerusalimij – vazhdon profesori Mutafov dhe sqaron: - Ato ishin harta të mëdha me topografinë e vendeve të shenjta në Palestinë, të pikturuara nga piktorë vendorë mellkitë. Kjo ishte një dhuratë prestigjioze. Si dhuratë pelegrinët mbanin ikona prej sedefi dhe kryqe. Kur haxhilerët ktheheshin në qytetet e vogla bullgare si Kotell, Koprivshtica, Sopot  të gjithë banorët dilnin për t'i pritur. Me siguri çdo udhëtim ishte një komunikim dhe patjetër shtegtarët ktheheshin me ide të llojllojshme nga vendet e huaja. Kjo në shkallë të madhe ndikoi edhe mbi formimin e kulturës sonë. Ka rajone në Bullgari, për shembull në malin Rodopa, ku në çdo shtëpi të madhe në shekujt 17-18 në ikonostasin shtëpiak ku qëndronin ikonat dhe kandili i shtëpisë, kishte një vend të veçuar të emëruar Jerusalem.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD