Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjendja e jashtëzakonshme vazhdon deri më 13 maj, më 27 prill hapen parqet

Jordanka Fandëkova, Bojko Borisov, Vencisllav Mutafçijski (nga e majta në të dhjetë)
Foto: BGNES

“Akoma sot (26 prill) do të ndryshojmë urdhëresën për parqet e mbyllura. Secili kryetar bashkie do të vendosë se kur do ta fillojë ta zbatojë”, tha Kryeministri Bojko Borisov gjatë kohës së një eksperimenti për hapjen e parqeve.

Kryetarja e Bashkisë së Kryeqytetit Jordanka Fandëkova shtoi se parqet e Sofjes do të jenë të hapura që nga e hëna – 27 prill. Nga 9.30 deri më 18.30 në parqe do të mund të shëtitin prindërit me fëmijët e vegjël. Së bashku do të mund të lëvizen jo më shumë se 2 të rritur. Para dhe pas këtyre orëve në park do të mund të hyjnë njerëzit me qen dhe ata që ushtrojnë sporte.

Borisovi shtoi se ndoshta gjendja e jashtëzakonshme nuk do të hiqet para 13 majit. “Qëllimi ynë kryesor është të mos krijojmë presion suplementar mbi punonjësit mjekësorë”,  tha kryeministri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata pranoi për shqyrtim kërkesat për anulimin e zgjedhjeve parlamentare

Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..

botuar më 24-11-26 5.37.MD

Në Aeroportin e Sofjes hapën parkingje të reja me mundësi të karikimit të makinave elektrike

Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..

botuar më 24-11-26 3.51.MD

GERB do ta kthejë mandatin e parë sapo ta marrë

Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..

botuar më 24-11-26 3.30.MD