Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me akoma 58 raste të reja numri i të infektuarve me Covid-19 në Bullgari shkoi në 1 348

Foto: EPA/BGNES

Në orën 08.00 ditën e hënë Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar akoma 58 raste të reja të Covid-19, me të cilat numri total i të infektuarve shkoi në 1 348.

Rajonet aktive në vend janë 7 nga gjithsej 28.

Gjatë 24 orëve të fundit më shumë të infektuar janë regjistruar në Pleven dhe në rajonin e Plevenit- 23 raste të reja. Në Sofje rastet e ripohuara janë 19, në Kjustendill – 8, në Veliko Tërnovo – 4, në Plovdiv – 2, në Sliven dhe Pazarxhik – nga një. Ndër punonjësit mjekësorë ka akoma 9 të infektuar dhe kështu numri i tyre i përgjithshëm bëhet 147. Me akoma një të vdekur viktimat tashmë u bënë 56.

301 prej të infektuarve janë vendosur në spitale, ndërsa 41 janë në reparte intensive. Janë shëruar 206 persona, ose 15.3% e të infektuarve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 janarin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..

botuar më 25-01-29 7.35.MD

Do të përshpejtohet dhënia e vizave për turistët dhe punëtorët

Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..

botuar më 25-01-29 6.27.MD

Një organ i posaçëm do të lëshojë leje për investime nga vende jo anëtare të BE-së

Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..

botuar më 25-01-29 2.17.MD