Pak i njohur është fakti se në Bullgari organizata e skautëve është një nga të parët e themeluara në botë – në vitin 1911, vetëm katër vjet pas shfaqjes së lëvizjes së skautëve në Angli. Por për një periudhë të gjatë – nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1989 ajo nuk funksiononte. Aktualisht është ndër më të voglat në Evropë dhe ndodhet “në proces të ringjalljes”, tha Jordan Djankov nga Këshilli Drejtues i Organizatës së Skautëve Bullgarë.
Në të ka rreth 500 veta nga grupmosha të ndryshme. Më të vegjlit janë 5-6-vjeçarë dhe quhen “kastorët” . “Ujqit” janë ata midis 7 dhe 11 vjeç, kurse “skautët” – midis 11 dhe 15 vjeç. 15-18 – vjeçarët janë “venture”-t dhe më të mëdhenjtë janë në moshë 18-26 vjeç dhe quhen – “rover”-ët. Të rriturit janë vullnetarë në organizatë dhe ata ndihmojnë për organizimin e të gjitha aktiviteteve.
Gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari – deri më 13 maj, Organizata e Skautëve Bullgarë organizoi nismën “Skautët kurrë nuk ndalojnë – 30 ditë të sfidave për fëmijët dhe të rinjtë”.
„Tashmë më shumë se një muaj puna jonë tradicionale me fëmijët është e pamundshme për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme. – shpjegoi Jordan Djankov. – Mbledhjet çdo javë, kampet, shëtitjet nuk mund të zhvillohen. Por ne nuk ndërpresim lidhjen me fëmijët dhe pikërisht për këtë arsye zhvillojmë këtë nismë. Ideja është që të vazhdojnë të ndihen si pjesë e një grupi, të merren me diçka interesante dhe kjo të jetë e dobishme për ta sepse kështu mësojnë gjëra të reja. Sfidat janë të shumta, me vështirësi të ndryshme – ka për të gjitha moshat. Çdo ditë përfshihen më shumë fëmijë. Më aktivët marrin çmime, por për t’i marrë këto çmime duhet të kanë marrë pjesë në të paktën 80% prej aktiviteteve.”
Tashmë dështoi tërë programi i organizatës së skautëve në këtë situatë të gjendjes së jashtëzakonshme. Dhe sipas fjalëve të bashkëbiseduesit tonë ata duhet të improvizojnë.
„Ishim në një fazë të avancuar të përgatitjes sonë për mbledhjen evropiane të skautëve që ishte planifikuar në fillim të gushtit. Mbi 20 mijë fëmijë skautë do të mblidheshin në Poloni në Gdansk. Por edhe kjo ngjarje ishte shtyrë për verën tjetër.”
Njohuritë dhe aftësitë e fituara nga skautët mund të jenë të dobishme gjatë kohës së pandemisë, mendon Jordan Djankov. Për fëmijët janë shumë të dobishmepërgjegjësia dhe disiplina, përveç kësaj fëmijët gjejnë miq jo vetëm në Bullgari, por në gjithë botën dhe së bashku mendojnë variante për aktivitete të dobishme dhe interesante në shtëpi.
Kush është njeriu, i cili dëshiron të bëhet skaut:
„Për më të vegjlit janë interesante aktivitetet e ndryshme, të cilat i organizojmë dhe atyre u pëlqen shumë të marrin pjesë në to. Për vullnetarët, të cilët punojnë me fëmijët motivacioni është krejt i ndryshëm – ata dëshirojnë të ndihmojnë, të komunikojnë me fëmijët, t’i mësojnë ata, të kontribuojnë me përvojën që e kanë dhe ta transmetojnë atë. Atyre u pëlqejnë buzëqeshjet e fëmijëve, sepse ato janë gjërat më të vlefshme”
Organizata krenohet me dekoratën presidenciale për nisma vullnetarësh të fituar në vitin 2018.
„Ky ishte shpërblimi për përpjekjet e shumta të fëmijëve për shpëtimin e gështenjave. Duke përdorur mënyra të ndryshme biologjike, pa përdorimin e kimikateve, të shpëtojmë gështenjat nga insekti i dëmshëm (Cameraria ohridella), i cili kërcënon këta drurëve në shumë qytete bullgare” – shpjegoi Jordan Djanov.
Motoja e skautëve bullgarë është “Le ta bëjmë botën më të mirë” dhe në këtë moment të vështirë ajo është mesazhi për të gjithë botën.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv personalMe iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..