Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Transportuesit bullgarë janë çliruar përkohshëm nga disa prej kërkesave të KE-së

Foto: Reuters

Komisioni Evropian (KE) bëri të ditur se e çliron përkohshëm Bullgarinë nga një pjesë e kufizimeve për transportuesit.

Vendimi është në përgjigje të kërkesës së vendit tonë për të marrë mundësi për më shumë zhdërvjelltësi sa i përket kohës së ngasjes së automjeteve, afateve të pushimit dhe pushimit gjatë procesit të punës, që të mund të transportohen mallrat në kushtet e epidemisë. Me vendimin e vet Komisioni i lejon shoferët e kamionëve dhe maunave të punojnë përkohshëm nja 11 orë në ditë.

Deri në pesë orë e gjysmë rritet afati maksimal i ngasjes së automjetit, pas së cilës duhet të ketë një pushim prej 45 minutash.

Lejohet gjithashtu që shoferi të përdorë pushimin e tij javor në automjet, në rast se ai disponon kushtet e domosdoshme për të fjetur.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria po pret ndeshjen e fundit të garës TID 2024

Pjesëmarrësit e regatës së 67-të ndërkombëtare turistike TID 2024 (Tour International Danubien - TID) u mirëpritën në Vidin. Më shumë se 130 pjesëmarrës nga 10 vende u ankoruan në bregun e Danubit në kalanë Baba Vida. Vidini është ndalesa e dytë..

botuar më 24-08-14 10.21.PD

Parashikimi i motit për 14 gushtin 2024

Të mërkurën do të mbajë mot me diell. Pas mesditës në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në zonat e izoluara do të ketë reshje shiu jetëshkurtër. Do të fryjë erë e dobët, në rajonet lindore deri..

botuar më 24-08-13 7.30.MD

Prokuroria Evropiane po heton “Bulgartransgaz”

Prokuroria Evropiane po inspekton zyrat e “Bulgartransgaz" në Sofje. Policia siguroi hyrjen në selinë e operatorit të gazit. Nuk ka asnjë informacion zyrtar për inspektimin nga “Bulgartransgaz” dhe Brukseli, por Zyra e..

botuar më 24-08-13 3.29.MD