Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paraskeva Nikolau nga Varna ka ndërtuar spitalin e parë te ne me mjete të dhuruara

Në bulevardin “Primorski” në Varna tashmë 150 vjet ngrihet një godinë e madhe, e cila tërheq vëmendjen e kalimtarëve me madhështinë dhe bukurinë e vet. Në këtë ndërtesë solide dikur ka funksionuar spitali i parë i ndërtuar me mjetet e bamirësit Paraskeva Nikolau.

“Kemi shumë pak informacion për Paraskeva Nikolau – thotë docentja Klara Dokova nga Universiteti i Mjekësisë në Varna. – Ai ka lindur në fillim të shekullit të XIX në familjen e Nikollës – një tregtar që ka bërë tregti me Stambollin dhe Odesën. Paraskeva i ri e ka trashëguar biznesin e babait dhe e ka zhvilluar me sukses. Më vonë ka banuar dhe punuar kryesisht në Odesë, ku është bërë i njohur për veprimtarinë e tij bamirëse. Për këtë shkak është bërë qytetar nderi në Odesë, por nuk e ka harruar kurrë qytetin e lindjes.”

Më 30 janar 1858 në prani të disa tregtarëve të shquar nga Odesa, të një mjeku dhe një prifti Paraskeva Nikolau nënshkroi testamentin e vet. Katër vjet më vonë ua dërgoi shokëve të tij të ngushtë, të cilët duhej të plotësonin dëshirën e tij të fundit – ndërtimi i një spitali për kurimin e jetimëve, pleqve dhe njerëzve me probleme mentale. Vetë ai e zgjodhi krahinën “Shën Ilia”, ku të ndërtohet spitali bashkë me një farmaci dhe shtëpi për mjekët dhe ndihmësit, si dhe një park i vogël, ku të shëtitin të sëmurët. Ai kërkoi gjithashtu që të mbillen mana (Morus), për të shumëzuar krimba mëndafshi, që të sigurohen në këtë mënyrë mjete financiare për mirëmbajtjen e spitalit.   

Paraskeva Nikolau ka lënë dhe një rregullore prej 24 faqesh për administrimin e spitalit. Sipas dokumentit mjeku duhet të ketë doktoratë të mjekësisë, ndërsa farmacisti – diplomë të farmacisë; mjeku është i detyruar të raportojë me shkrim çdo vit para udhëheqjes së spitalit. Mjeku nuk ka të drejtën “të marrë para, ose dhurata nga të sëmurët”. Të gjithë në spital mjekohen falas, pavarësisht nga feja, kombësia, ose seksi i tyre.  

Spitali, me 18 shtretër dhe personel prej 8 vetash, u hap në vitin 1869 – shtatë vjet pasi Paraskeva Nikolau u nda nga jeta.  

Në testamentin e vet bamirësi më i madh i Varnës ka dhënë akoma një shumë të madhe (50 mijë rubla të argjendta), këtë herë për ndërtimin e një kishe.

Gjatë një udhëtimi deri në Odesë ka pasur stuhi. Në mes të detit të trazuar Paraskeva Nikolau i trembur i ka drejtuar lutje Shën Nikolla Çudibërësit, duke premtuar se po të mbetet i gjallë do të ndërtojë si shenjë mirënjohjeje një tempull. Kisha “Fjetja e Shën Mërisë” është ndërtuar në vazhdim të 11 viteve nga mjeshtri Janko Konstandi nga Varna. Edhe sot e kësaj dite në narteksin e tempullit ruhet imazhi i bamirësit.  

“Paraskeva Nikolau ka bërë akoma dy vepra fisnike– vazhdon tregimin e vet doc. Klara Dokova. – Ai u ka lënë para për bursa fëmijëve nga Varna, për të mësuar tregti dhe shkenca të tjera në Athinë. Pikërisht me një bursë të tillë shkrimtari dhe poeti i madh grek Kostas Varnalis ka mbaruar filozofi në Universitetin e Athinës. Paraskeva Nikolau ka dhënë para edhe për pajat e vajzave-jetime – një gjest fisnik në atë kohë.  

Bujaria dhe fisnikëria e tregtarit nga Varna mbahen mend edhe sot e kësaj dite. Në qytetin e tij të lindjes ka rrugë që mban emrin e tij, ndërsa në godinën e spitalit të tij ndodhet Muzeu i vetëm në Ballkan i Historisë së Mjekësisë. Në tempullin “Shën Nikolla Çudibërësi” besimi i fortë po vazhdon t’i ndihmojë besimtarët edhe sot e kësaj dite.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: libvar.bg dhe medmuseum.bg

Më shumë nga rubrika

Doktor Anat Livne gjatë hapjes së ekspozitës “Varshava hebre: Historia e frymës njerëzore” në muzeun “Bejt Lohamej-Ha-Geataot” - janar 2018

Një pasardhëse e hebrenjve bullgarë tregon arkivin e Janusz Korczak

27 janari është dita në të cilën gjatë vitit 1945 lirohen të mbijetuarit e pakët të shpëtuar në kampin e përqendrimit në Auschwitz. Dhjetëvjeçarë më vonë OKB-ja e kthen datën në një Ditë Ndërkombëtare për të përkujtuar Holokaustin, duke inkurajuar jo..

botuar më 21-01-27 7.10.PD
Zhana Gendova dhe Vasill Gendov

Zhana Gendova – muza e parë në kinematografinë bullgare

Njëzet vjet pasi vëllezërit Lumiere i treguan publikut të mahnitur në Paris një histori përmes imazheve lëvizëse, filmi i parë bullgar “ Bëllgarani është galant ” u shfaq në Teatrin Modern të Sofjes. Krijuesi i tij Vasill Gendov do të bëhej..

botuar më 21-01-26 12.56.MD

“Kisha e varrosur” në Patalenica

Në  fshatin Patalenica , të vendosur në rrëzat e Rodopeve, gjendet një nga monumentet më të rëndësishme mesjetare të kulturës - kisha “ Shën Dhimitri ”. Supozohet se kisha ka qëndruar rreth gjysmë mijëvjeçarë të groposur nën dhe për të  mos u fyer nga..

botuar më 21-01-24 6.20.PD