Të konfirmuarit me Covid-19 janë 1555
Shtabi operativ kombëtar njoftoi në orën 17.00 se më 1 maj janë konfirmuar akoma 14 raste të reja të koronavirusit – 8 në qytetin Vidin, nga një në Plovdiv, Jamboll dhe Sliven dhe 3 në Sofje. Kështu rastet e të sëmurëve në vend bëhen 1555. Të hospitalizuarit janë 317, 43 prej tyre ndodhe në reparte dhe klinika të mjekimit intensiv. 776 janë burrat me koronavirus, gratë janë 779. Nëpunësit mjekësorë të infektuar janë 170. Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona me diagnozë Covid-19 dhe kështu numri i përbashkët i viktimave të sëmundjes janë 68.
Mbajtja e maskave nuk është e detyrueshme në ambientet e hapura
Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev shfuqizoi urdhëresën për mbajtje të detyrueshme të maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse në hapësira të hapura publike. Sidoqoftë, mbetet detyrimi i qytetarëve në ambiente të tilla (parqe, rruga, stacione autobusësh etj.) të respektojnë kërkesën për distancë fizike dhe të gjitha kërkesat e tjera kundër epidemisë. Në se komunikojnë me persona të tjerë duhet të mbajnë maska apo ndonjë mjet tjetër që mbulon hundën dhe gojën.
Hiqet ndalesa për shëtitje në parqe dhe male
Me urdhëresë të lëshuar më 1 maj Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev detyroi kryetarët e bashkive dhe prefektët të organizojnë vizitat e qytetarëve në të gjitha parqet kombëtare, male, pyje dhe të gjitha objektet natyrore, por pa përdorimin e transportit urban, teleferikëve apo shtëpive turistike malore. Bashkia e Kryeqytetit shpalli se që nga 3 maji mali Vitosha do të jetë i hapur për shëtitje dhe turizëm.
Më shumë konsultime të psikologëve nëpërmjet telefonit
Para Radios Kombëtare Bullgare Danço Dillkov, shefi i Klinikës së Psikiatrisë dhe Psikologjisë Ushtarake pranë Akademisë Ushtarake dhe Mjekësore, shpalli se ekipi i klinikës për konsultime telefonike të lidhura me koronavirusin bëhet më i madh. Për pacientët me diagnozë koronavirus do të ketë dhe shërbime video. Sipas Danço Dillkovit epidemia është një shembull për krizë në shoqëritë, e cila madje mund të krahasohet me fatkeqësi natyrore.
Bashkimi i mjekëve kërkoi lehtësimin e masave kundër Covid-19
Bashkimi i Mjekëve Bullgarë bëri thirrje për liberalizimin gradual të masave kundër epidemisë dhe për kthimin e shoqërisë ndaj mënyrës së zakonshme të jetës dhe të punës. Organizata e mjekëve argumentohet me përkeqësimin e gjendjes së pacientëve me sëmundje të ndryshme shoqëruese, me keqësimin e situatës ekonomike, e cila çon në forcimin e ankthit të popullsisë dhe në tendenca tepër negative në gjendjen psikike të njerëzve.
Për herë të parë shënojmë 1 majin në shtëpi
Për herë të parë në historinë e ditës së solidaritetit ndërkombëtar të punëtorëve, 1 maj, në të gjithë botën njerëzit mbeten në shtëpitë e tyre. Në Bullgari 1 maji është festë zyrtare dhe në të nuk punohet. Zakonisht në këtë ditë në shumë vende në Bullgari zhvillohen nisma të ndryshme të së majtës. Sivjet udhëheqësit e Partisë Socialiste Bullgare bënë thirrje që njerëzit të mbeten në shtëpi, kurse në vend të iniciativave të zakonshme organizuan një fushatë në internet me moto “Puna dhe të ardhurat”.
Në Ditën e Solidaritetit të Punëtorëve theksi është mbi papunësinë dhe të ardhurat
Në kushtet e krizës së shkaktuar nga Covid-19, problemet e mëdha para Konfederatës Kombëtare të Sindikatave të Pavarura dhe Konfederatës së Punës “Podkrepa” janë papunësia dhe ruajtja e vendeve të punës në sfondin e rritjes së çmimeve, pohojnë përfaqësuesit e dy organizatave sindikale. Më 1 Maj Konfederata Kombëtare e Sindikatave të Pavarura filloi nismën bamirëse me moto “Nuk je vetëm” në përkrahje të punëtorëve të infektuar me Covid-19.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..