“Shoqëria jonë humb shumë energji në përpjekjen për të kundërshtuar njëri tjetrin. Desha t’u bëj thirrje të gjithë njerëzve, që të jenë më të përulur dhe të respektojnë mendimin e të tjerëve. Kundërshtimi nuk na ndihmon që të kemi psikikë më të qëndrueshme.”
Kështu e sheh situatën e tanishme në Bullgari pedagogu në Akademinë Ushtarake “G. S. Rakovski” Todor Dimitrov. Karriera e tij ka të bëjë me detin dhe Flotën Ushtarake Detare. Është kategorik seprofesioni i ushtarakut kërkon një moral shumë të lartë dhe gatishmëri që t’i ndihmosh të tjerët.
Sa për 6 majin, kur në Bullgari shënojmë përveç Ditës së Shën Gjergjit dhe festën el Trimërisë dhe të Ushtrisë Bullgare Todor Dimitrov mendon se emocioni është i tërë shoqërisë.
Profesioni i ushtarakut është fat, ndërsa sprovat e kalitin vullnetin. Në vitin 2019 “El Kapiteni” 44 vjeç, siç është i njohur Todor ndër miqtë e tij, i drejtoi një sfidë të vërtetë shpirtit dhe trupit të vet. Ai u bë pjesëmarrësi i 40, i cili i ka arritur finalet e garës “3100 milje: Të tejkalosh vetveten”(Self-Transcendence 3100 Mile Race)– një garë, e cila konsiderohet si një shfaqje biologjikisht e pamundshme e qëndrueshmërisë. Maratona është e njohur si gara më e gjatë e certifikuar në botë. Qëllimi është që në vazhdim të 51 ditëve të vraposh 3100 milje (4988,97 km.) në një trase të gjatë 883 metra në kushte të vështira atmosferike – 100% lagështi dhe temperaturë e ajrit 40% Celsius. Vrapimi zhvillohet çdo vit që nga mesi i qershorit deri në fillim të gushtit në Nju Jork, por për shkak të pandemisë së koronavirusit këtë verë nuk do të mbahet.
Është kureshtar fakti se pjesëmarrësit në këtë garë ekstreme nuk janë sportistë profesionalë dhe se tani për tani një bullgar tjetër – Cvetan Cekov-Shopan, është pjesëmarrësi më i ri i cili e ka mbaruar garën “3100 milje: Të tejkalosh vetveten”.
“Nuk jemi në olimpiadë, që të stërvitemi me trajner. Çdonjëri e gërsheton stërvitjen me angazhimet e tij profesionale, - thotë Todor Dimitrov. – Përgatitja psikologjike gjithashtu është shumë e rëndësishme. Duhet të pranosh faktin se mund ta mbarosh garën, pra t’i kalosh afro 5000 kilometrat dhe të mos i trajtosh të tjerët si konkurrentë, siç është në garat e zakonshme. Megjithëse kishte klasifikim, ne të gjithë ishim një ekip. Është një sprovë e madhe, sepse pjesëmarrësi kalon përmes vështirësive më të ndryshme psikologjike dhe fizike.”
Todor Dimitrov ka filluar të merret me vrapim që si nxënës dhe pasi gradualisht ka arritur deri në vrapim në vazhdim të 6 ditëve, një prej kushteve që të mund të marrësh pjesë në ultramaratonë, ka vendosur të provojë fatin në garën në fjalë.
“Aplikova në mënyrë impulsive në vitin 2019. Më përkrahën edhe miqtë e mi, gjë për të cilën u jam shumë mirënjohës, - na tregoi Todor. –Edhe sot e kësaj diteshumë njerëz më thonë se me veprimet e mia i kam motivuar për të filluar, ose të vazhduar të vrapojnë.”
Përjetime të tilla me siguri ndryshojnë jetën e çdo një prej pjesëmarrësve, e kalitin psikikën dhe mbahen mend për gjithmonë. Situata e pazakonshme, në të cilën gjendemi sot për shkak të pandemisë së Covid-19, gjithashtu është një testim i gjendjes sonë emocionale. A ka recetë se si ta ruajmë psikikën tonë?
“Situata është shumë e vështirë, sidomos nga pikëpamja psikologjike, – është i mendimit Todor Dimitrov. – Duhet të mbetesh më shumë kohë në shtëpi, të jesh në izolim social. Prandaj njeriu duhet të gjejë atë gjë që e ndihmon – ndonjë hobby, ose diçka tjetër. Kolegët e mi psikologë mendojnë sedo të ketë nevojë për vite që të përballohet distanca mes njerëzve dhe ndryshimi në shoqëri.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personalBullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..