Që nga korriku Wizz Air do të hap linjën e re Burgas-Vjenë. Biletat tashmë shiten. Fluturime do të ketë çdo të hënë dhe çdo të premte. Nisja nga Vjena do të jetë në orën 18,15, kurse nga Burgasi – më 21,45.
Për shkak të koronavirusit të gjithë pasagjerët do të jenë të detyruar të mbajnë maska, kurse personali i avionit – maska dhe doreza. Avionët do të dezinfektohen pas secilit fluturim, kurse dezinfektim të plotë do të ketë çdo natë.
Çdo pasagjer do të marrë pecetë dezinfektuese para se të hyjë në avion. Nuk do të ketë revista në bordin e avionëve dhe udhëtarët duhet të kryejnë të gjitha pagimet pa kontakt. Pasagjerët do të jenë të detyruar të respektojnë masat për distancën fizike.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..