Gjatë 24 orëve të fundit u konstatuan 46 raste të reja të koronavirusit. 22 prej të infektuarve janë vendosur në spital, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të ripohuara në vend arriti 1911, njoftoi sekretari i Shtabit Operativ Kombëtar doc. Dimo Dimov në briefingun e sotëm të mëngjesit në Këshillin e Ministrave.
Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit janë 21, ndërsa numri i tyre total shkoi në 422.
Krahinat e regjistruara me raste të koronavirusit në vend janë 11, ajo e re është Tërgovishte.
Në Kërxhali u konstatua një rast i ripozitivimit të infeksionit të koronavirusit.
Raste të tilla ka edhe në shumë shtete të tjera. Sipas ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk bëhet fjalë për infektim të ri, por për ripozitivimin e koronavirusit, i cili ka migruar në traktin e poshtëm të frymëmarrjes, shpjegoi doc. Dimov.
Ndër punonjësit mjekësorë ka akoma 5 raste të reja, 4 mjekë dhe 1 infermiere, dhe kështu numri i tyre i përgjithshëm bëhet 206.
Numri i të vdekurve arriti 88 veta, ndërsa ai i të shëruarve – 422.Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..