Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian kundërshton favorizimin e produkteve bullgare në tregti

| rinovuar më 20-05-14 5.52.MD
Foto: EPA/BGNES

Komisioni Evropian i dërgoi Bullgarisë një letër zyrtare për masat diskriminuese të cilat imponon shteti për tregtarët me pakicë dhe i detyron të favorizojnë produktet ushqimore vendore. Sipas Komisionit detyrimi i tregtarëve të preferojnë mallrat bullgare kufizon lëvizjen e lirë të mallrave që parashikohet në Traktatin për Funksionimin e BE-së.

Lidhur me letrën e KE-së nga Ministria e Bujqësisë deklaruan se masat e nadërmarra nga shteti ynë nuk pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave të prodhuara në vende të tjera. Nuk parashikohen ndalime apo kufizime për shitjen në territorin e Bullgarisë të prodhimeve që vijnë nga vende të BE-së apo nga vende të treta.

Qëllimi i Ministrisë është përkrahja e prodhimit kombëtar dhe mbrojtja e prodhuesve të vegjël dhe të mesëm në kushtet e krizës globale pa analog.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD