Nga Dubai, ku po i fshihet drejtësisë bullgare, shefi i lojërave të fatit Vasill Bozhkov publikoi në Facebook mesazhe SMS, për të cilat pohon se janë shkëmbyer mes tij dhe ministrit të financave Vlladisllav Goranov.
Sipas kësaj korrespondence Goranov i ka dhënë “udhëzime të vlefshme” ish-shefes së Komisionit për Lojërat e Fatit, Maria Filipova, në favor të Bozhkovit. Më mesazhin e dytë Bozhkovi ankohet për këtë se Komisioni për Lojërat e Fatit pengon veprimtarinë e njërës prej kompanive të tij dhe përgjigja është se problemi do të zgjidhet.
Kujtojmë se kundër Vasill Bozhkovit janë ngritur 11 akuza nga Prokuroria, duke përshirë këtu akuza për shantazh dhe vrasje. Ai është sponsori kryesor i klubit të futbollit, “Levski”. Pas ngritjes së akuzave dhe fshehjes së Bozhkovit në Dubai e ardhmja e skuadrës nuk është e qartë.
Më 13 maj Vasill Bozhkov shpalli se do të transferojë aksionet e klubit profesional të futbollit “Levski” në favor të Kryeministrit Bojko Borisov, por kryeministri refuzoi t’i pranojë ato.
Ministria e Financave bënë të ditur se Ministri Goranov ka shprehur pozitën e vet sa i përket Vasill Bozhkovit që të premten e kaluar dhe nuk do të bëjë komente të tjera në lidhje me fjalët e personit në fjalë, i cili ka borxh prej 700 mln levash (359 mln euro) ndaj thesarit shtetëror.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..