Jeta e bashkatdhetarit Stefan Ivanov është një varg prej sukseseve marramendëse si në terrenin e atletikës së lehtë, kështu dhe në gjirin e artit, si një piktor autodidakt. Por, përshtypje më të madhe bën fuqia e shpirtit, e cila e çon njeriun e ri përpara, pavarësisht nga peripecitë.
“Unë fillova të merrem me atletikë të lehtë kur isha në moshën 13 vjeçare-tregon Stefan në një intervistë për Radio Bullgarinë. Isha një fëmijë mjaft i ndrojtur dhe i mbyllur në vetvete, por trajneri im më tregoi se çfarë duhet të bëj. Kështu pak nga pak tek unë dolën në pah cilësi të caktuara duke trajnuar në distanca të shkurtra si garat e stafetave, kërcim së gjati, shtytja e gjyles. Shumë shpejt erdhën dhe sukseset e para. Gjatë muajit shkurt 2001 , në qytetin Jamboll, në sallë përfundova i treti në 60 metra dhe i treti në 200 metra. Që aty e tutje - stërvitje mjaft të forta, nganjëherë dhe shumë të rënda. Përsëri gjatë vitit 2001 në garën republikane në Sofje, zura vendin e parë në 100 dhe 200 metra vrapim, kurse në stafetë u bëra i treti”.
Gjatë vitit 2001 Stefani shton dhe një dekoratë tjetër ndaj koleksionit të vet, me qenë se është shpallur për sportist i qytetit të tij të lindjes Drjanovo. Për shkak të stërvitjeve intensive për të përgatitur për garat, shumë shpejt fillojnë dhe traumat, të cilat në fund të fundit e detyrojnë djaloshin e ri të heqë dorë nga sporti, kur është në moshën mezi 17 vjeçare. Gjatë vjeshtës së vitit 2005 ndodh një peripeci tjetër - Stefani përjeton një aksident të rëndë me motor dhe bie në një gjendje kome 14 ditore. Dy dëmtimet traumatike të trurit, humbja e pjesshme e kujtesës dhe frakturat e shumta nuk i lejojnë Stefanit për një kohë të gjatë të mund të jetojë një jetë normale. Në periudhën e rimëkëmbjes së vet ai drejtohet drejt një hobi të vet që nga periudha e fëmijërisë. Ai, akoma si i vogël pëlqen shumë që të pikturojë, dhe kryesisht super-heronj, kalorës dhe përbindësha, dhe që të mund të përmirësojë koordinimin e vet, vendos përsëri të kapet pas lapsit.
“Kjo qe pothuajse gjë e pamundur, sepse duart më dridheshin, kurse sytë më dhembnin. Por, pak nga pak, me shërimin dhe rimëkëmbjen time u përmirësua dhe pikturimi. Kështu erdhi vera e vitit 2006, kur u nevojit të pikturojë një automobil të ri. Doli shumë mirë. Pas kësaj pikturova të dytin, të tretin, të pestin dhe kështu më lindi ideja të pikturojë automobila historike - kujtohet ai.”
Sot, pikturat janë mbi 2000 në numër. Një pjesë e madhe prej tyre paraqesin modele të ndryshme të njërit prej simboleve të Çekisë - automobilat “Shkoda”. Dashuria e bullgarit ndaj kësaj marke automobilash e detyron që ta studiojë në detaje historinë e kësaj marke makinash dhe të mund ti bashkojë pikturat e veta në një varg librash - “Shkoda”- histori në piktura”.
Një interes special në studimet dhe hulumtimet e tij zënë makinat me markën “Laurin & Klement“.
“Periudha e viteve 1895-1929 është një periudhë, në të cilën Evropa përjeton ndryshime të stuhishme industriale, por pavarësisht nga luftërat dhe konfliktet, firma e vogël austro-hungareze mundet të ruajë atë që është prodhuar dhe të kthehet në prodhuesin më të madh të automobilave për kohën e vet” - tregon Stefan. “Ata vendosin rekorde dhe marrin pjesë në gara jashtëzakonisht të rënda si dhe në udhëtime nëpër botë. Deri në vitin 1918 , kur përfundon Lufta e Parë Botërore, prodhimi dhe furnizimet e kësaj marke automobilash kanë qenë pa problem në kuadrin e Austro-Hungarisë. Por, pas shpërbërjes së saj, Çekia mbetet një shtet më vete, kurse eksporti bëhet jashtëzakonisht i vështirë. Një zjarr gjatë vitit 1921, e drejton kompaninë përpara një krize. Pas kërkimit të aksionarëve, një interes tregojnë nga kompania “Shkoda” të cilët në periudhën1925-1929 e blejnë dhe e përfshijnë kompaninë, kurse emri „Laurin & Klement“ mbetet në histori”.
Pas fundit të pandemisë së Covid 19, bullgari i talentuar shpreson të mund të realizojë një udhëtim deri në qytetin Florida, ku të mund të prezantojë punën e tij të madhe. Aktualisht banuesi i qytetit Drjanovo po përgatit pjesën e dytë nga vargu kushtuar periudhës 1929-1939.
Puna e Stefanit në sallën sportive në qytetin Drjanovo i jep mundësi që të mund të ketë kohë të mjaftueshme dhe për një hobi tjetër të vet, përveç pikturimit. Ai është mes organizatorëve të paradës për makina retro në qytetin e tij të lindjes. Pohon se , programi nuk është dhe kaq i bollshëm si ato nëpër qytetet e tjera, por shpreson se, shfaqja të mund të zërë vendin e vet në Programin Kombëtar për Parada të Automobilave Retro dhe të mund të zhvillohet çdo vit për gëzim si të banuesve vendas, kështu dhe të turistëve në qytetin e vogël.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..