Që nga 20 maji Turqia do të lejojë hyrjen në territorin e saj të të gjithë të huajve, të cilët kanë nevojë për mjekim në spitalet e tyre. Pacientët mund të shoqërohen nga dy persona të tjerë, të cilët nuk duhet të mbeten nën karantinë 14-ditore pas kalimit të kufirit turk. Këtë e bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.
Në pikën e kalimit kufitar pacientët dhe shoqëruesit e tyre do t’u nënshtrohen testimeve për Covid-19 sipas metodës PCR kundrejt pagimit.
Leja është në fuqi dhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Shqipërisë dhe Rumanisë.
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..
Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..
Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..