Ndihma në para për të prekurit nga kriza nuk është një masë e mundshme, sepse resurset tona janë të kufizuara. Po të shpërndanin para në këtë mënyrë shteti do të dilte nga kriza me deficit të stërmadh, tha para mikrofonit të BNR-së Ivan Kostov, i cili është ish-kryeministër i Bullgarisë në periudhën 1997-2001.
Sipas Bashkimit Evropian Prokukti i Brendshëm Bruto i Bullgarisë do të ulet 7.2%, apo 4.2 mlrd euro.
Qeveria nuk ka resurse për të kompensuar të gjitha këto humbje, këto janë thirrje populistësh. E po të gjejë financa të tilla, ato nuk do të shkojnë në vendin e duhur, sepse shpërndarja e mjeteve në këtë mënyrë shkakton korrupsion, mendon eksperti.
Kostovi nënvizoi se jo vetëm në Bullgari vendimet për masat për kundërvënien e pasojave të krizës merren nën presion dhe bëri thirrje të mos hiqen tatimet në mes të vitit.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për..
Ministri i arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore në Potoçari me rastin e 29 vjetorit..
Pres që "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) të deklarojnë qartë nëse do të jenë në opozitë apo do të kërkojnë mbështetje për..