Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizëm veror në Bullgari - po, por me kusht se respektohen të gjitha rregullat

Lehtësimi i masave anti-epidemike të vendosura për shkak të Covid-19 në Bullgari gradualisht po mbulon gjithnjë e më shumë sektorë. Liberalizimi tanimë është fakt dhe sa i përket njërit prej sektorëve më të prekur nga ekonomia - turizmi. Hotelet dhe restorantet tashmë mund të presin klientët e vet, duke respektuar rregullat për punë, të përgatitura nga Ministria e Turizmit. Krahas me higjienën e detyrueshme pas çdo një klienti, pronarët duhet të akomodojnë dhe duhet t’u sigurojnë klientëve të vet një pajisje personale sanitare që përfshin maskë dhe doreza për çdo një turist të veçantë.

Është e rekomandueshme të mos përdoren tharëset e flokëve dhe automatet për pije, si dhe kondicioneri, i cili kur është e mundur duhet të zëvendësohet me ventilator. Sa i përket ngrënies, kjo duhet të ngjajë vetëm në tarracat e jashtme  të hoteleve, gjatë respektimit të një distance më pak se një metër e gjysmë midis tavolinave dhe kjo të bëhen me radhë, në mënyrë që të evitohet grumbullimi i tepërt në një vend të caktuar të njerëzve. Kërkesa të posaçme ka dhe në lidhje me temperaturën e ruajtjes së ushqimeve dhe të larjes së enëve të përdorura. Të gjitha lojërat e ndryshme zbavitëse të cilat u sigurohen fëmijëve, mund të zhvillohen vetëm në mjedis të hapur, gjatë respektimit të distancës përkatëse. SPA-qendrat pranë hoteleve  tani për tani mbeten të mbyllura, për llogari të pishinave, prania deri tek të cilat është e lejuar.  

Anketa e Radio Bullgarisë e bërë me hotelierët nga vendi tregoi se, ata do të respektojnë kërkesat e Ministrisë dhe një pjesë prej tyre tanimë po i përgatisin bazat e veta për stinën turistike verore. Shpresat më tepër janë të drejtuara ndaj turistëve vendas:

“Derisa të mos të sqarohet situata lidhur me periudhën 14 ditore të karantinës për njerëzit të cilët hyjnë nga jashtë, nuk do të punojmë me turistët nga shtete të tjera” - sqaroi Svetlla Atanasova, pronare e hoteleve në vendpushimet Sllënçev Brjag dhe Borovec. Turistët bullgarë janë të mirëseardhur, por sa u përket atyre nga jashtë po presim vendimet. A do të ndryshojnë gjërat për turistët e ardhur nga shtetet fqinje, a do të ketë fluturime të çartërit - e gjithë kjo tani për tani mbetet akoma e paditur”.

Kurse Dobromir Vëlevi është optimist se në hotelin e vet në Bregdetin Verior, aty diku rreth vendpushimit Kavarna do të mundet të presë dhe turistë të huaj, pavarësisht se rezervimet për periudhën deri më 10 qershor, tanimë janë refuzuar.

“Mysafirët tanë janë kryesisht nga Rumania dhe Polonia. Nga Polonia akoma po presim ndonjë informacion, sepse nuk e dimë sesi do të realizohen fluturimet. Për tregun rumun shpresojmë se nuk do të kemi probleme, me qenë se një pjesë e madhe e miqve tanë vijnë në mënyrë individuale, me automobila personalë.”

Hotelieri sqaroi  se, është në një gatishmëri të izolojë turistët me dyshim për Covid 19 në dhoma të veçanta, në qoftë se nevojitet. Sipas tij hoteli është i madh dhe sipas skenarit më optimist, do të mbushet deri më 80%.

Zllatko Zllatanov, hoteli i të cilit ndodhet në qytetin Velingrad, po kështu është në pritje të stinës së re verore, e cila pritet më 1 korrik, që të rinovojë bazën e tij. Pavarësisht nga të panjohurat, ai nuk mendon  që të ulë çmimet, por më tepër të rrisë cilësinë e shërbimeve të cilat i ofron. Tani për tani SPA-qendrat mbeten të mbyllura, por Zllatanov po pret liberalizimin edhe të kësaj mase, sepse sipas fjalëve të tij qyteti Velingrad është SPA-kryeqyteti i Ballkanit dhe aty nuk është e mjaftueshme të punojnë vetëm pishinat. Hotelieri  shprehu shpresën se, pasi situata normalizohet destinacioni i parë i cili do të fillojë të punojë është Velingrad, sepse qëkurse ekziston, ai funksionin mbi parimin e turizmit të fundjavës. Gjatë kohës tjetër jemi të mbushur 50-60%. Sa i përket turizmit javor, do të realizohet më vështirë, sepse njerëzit ishin të detyruar për t’i marrë pushimet e veta dhe prandaj na mbetet të mbështetemi më tepër tek fundjava.”

Ndërkohë, pas takimit me përfaqësues të degës turistike në qytetin Burgas, Ministrja e Turizmit Nikolina Angjellkova lajmëroi se, Ministria e resorit po zhvillon bisedime për një hapje eventuale të kufijve me shtetet ku situata epidemiologjike është e përafërt me këtë në vendin tonë. Përveç kësaj, çdo një turist i huaj duhet të nënshkruajë deklaratë për marrjen e përgjegjësisë individuale gjatë realizimit të udhëtimit të vet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook /Svetla Atanasova/, arkiv, BGNES


Më shumë nga rubrika

I tërheqim turistët me çadra dhe shezlongje falas

Në 23 plazhe në bregdetin bullgar pajisjet e plazhit do të jenë falas, bëri të ditur në Sllënçev Brjag Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova. Në det ajo zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të degës turistike para fillimit të stinës verore, e..

botuar më 20-05-26 2.27.MD

Arinjtë vallëzues pranë Belicës përsëri mirëpresin vizituesit

Në ditën e zooparqeve bullgare (18 maj) Parku i arinjve vallëzues pranë qytetit Belica hapi dyert e veta për vizituesit. Turistët mund të hyjnë në territorin e parkut çdo ditë nga ora 12.00 deri në orën 18.00, por vetëm duke respektuar masat e rrepta..

botuar më 20-05-24 6.35.PD

Kamping në kushtet e pandemisë

Një stinë mjaft e vështirë për kampingjet presin nëpër bregdetin bullgar. Sezoni turistik për ta fillon më 1 korrik, por bazat tanimë po përgatiten që të mund të presin miqtë. Po caktohen masat e sigurisë, megjithëse  udhëzime dhe rregulla për punën e..

botuar më 20-05-22 3.17.MD