Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stina verore nuk varet vetëm nga turistët bullgarë

Foto: BGNES

Nuk ka se si turistët bullgarë të shpëtojnë stinën verore. Këtë e tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare profesori Stojan Marinov nga Universiteti Ekonomik në qytetin Varnë. Sipas tij verën e kaluar të ardhurat nga turistët e huaj ishin 3 miliard euro, përderisa bullgarët harxhuan për pushim jashtë shtetit mezi 500 mijë euro. Edhe të pushojnë bullgarët në Bullgari humbjet nuk do të kompensohen. 80 për qind nga turistët që vijnë të pushojnë në bregdetin bullgar janë të huaj. Në se nuk hapen kufijtë dhe nuk hiqen kufizimet e karantinës nuk mund të flitet për stinë turistike, tha profesori Marinov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i Lojërave Maskaradë zhvillohet në Stara Zagora

Të shtunën, në qendër të qytetit Stara Zagora do të kumbojnë kambanëzat e burrave të maskuar kur në qytet do të mbahet Festivali XXIV i Lojërave të Maskaradës. Veprimtaria do të fillojë me një paradë tradicionale të pjesëmarrësve. Babugerë,..

botuar më 25-03-15 6.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Era nga jug -perëndimi do të intensifikohet dhe do..

botuar më 25-03-14 7.45.MD
Kryetari i KNSB-së Pllamen Dimitrov

Sipas Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari: Duhen mjete shtesë në buxhet për pagat në sektorin publik

Duhet të sigurohen urgjentisht 200 milionë leva shtesë (100 milionë euro) për rritjen e pagave në sektorin publik – për këtë insiston Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) para leximit të dytë të Buxhetit 2025 në sallën plenare, që do të..

botuar më 25-03-14 5.39.MD