Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hospitalizimi i të moshuarve dhe i atyre me sëmundje kronike nuk do të jetë i detyrueshëm

Foto: arkiv

Në rastet e konstatimit të Covid-19 njerëzit e moshës mbi 60 vjeçe dhe ata me sëmundje kronike nuk duhet të mjekohen detyrimisht në spital, bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë Krill Ananiev.

Ai ndryshoi masën pasi avokatët kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative për ta anuluar urdhëresën e Ministrit. Avokatët mendojnë se mjekimi me forcë është formë burgimi, e cila do të aplikohet pa vendim gjyqësor.

Me një urdhër të ri të Ministrit mjekimi në spital do të zhvillohet me propozim të mjekut personal, në qoftë se ai vendos se sëmundja është në formë kritike. Refuzimi i hospitalizimit do të deklarohet shprehimisht me shkrim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët përparojnë në sondazhin botëror të lumturisë

Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për një vend të BE-së. Këtë e tregon edicioni i sivjetshëm i raportit, i cili publikohet çdo vit rreth..

botuar më 25-03-20 11.52.PD

Fillon reklamimi masiv televiziv i turizmit bullgar në 9 vende

Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The Walt Disney Company dhe Warner Bros. Reklama televizive për promovimin e Bullgarisë si destinacion për..

botuar më 25-03-20 10.34.PD

Izraeli heton vdekjen e punonjësit bullgar të OKB-së në Gaza

Ministri i jashtëm Georg Georgiev bisedoi në telefon me homologun e tij izraelit Gideon Saar. Diplomati i parë i Izraelit shprehu ngushëllimet për të afërmit e bullgarit të vdekur në Gaza. Saar shpjegoi se sipas ushtrisë izraelite, incidenti tragjik..

botuar më 25-03-20 9.04.PD