Më 21 maj Kisha Ortodokse nderon kujtimin e apostujve të shenjtë mbreti Konstantini i Madh dhe mbretëresha Elena. Tek ne kjo ditë është festë e dhjetëra tempujve dhe kishave të cilat mbajnë emrin e shenjtorëve - kisha shkëmbore në rezervatin Jajllata, manastiri i njohur në afërsi të Varnës, kisha të lashta të ndërtuara gjatë shekujve në qytetet Plovdiv, Veliko Tërnovo , Sofja e të tjera.
Konstantini (280-337) është djali i perandorit Konstancij Hlor dhe i Elenës (250-330), e cila sipas disa burimeve është vajza e një hanxhiu. Pas vdekjes së Konstancijt, djali i tij Konstantin trashëgon Britaninë, Galinë dhe provinca të tjera romake. Mbretëron në Romë dhe në Bizant, duke vendosur një kryeqytet të ri të krishterë-Kostandinopojë. Që nga vet fillimi i mbretërimit të tij, sa u përket të krishterëve i është përmbajtur politikës për paqe, sepse i ka vlerësuar si nënshtetas të zellshëm dhe besnik.Gjatë vitit 313, përmes Ediktit Mediolan, të botuar nga Licinij dhe Konstantini i Madh, krishterimi është shpallur i barabartë me fetë e tjera. Zhduken persekutimet kundër të krishterëve, rinovohet prona e konfiskuar e kishës.
Nuk dihet me saktësi se pikërisht nga kush e pranon Konstantini krishterimin, por relativisht vonë - në moshën mbi 40 vjeçare ai shpallet i krishterë. Konstantini mbetet në histori si perandori i parë i krishterë romak, i cili pohon dhe afirmon me zell frymën e krishterimit në të gjithë Perandorinë Romake.
Duke u shpallur kundër herezisë së Ariusit, ai gjithashtu ka mbledhur dhe Këshillin e Parë Ekumenik në vitin 325. Sipas disa burimeve, Konstantini ka dërguar në Jerusalem nënën e tij të devotshme Elena, e cila tanimë ka qenë në moshën 80 vjeçare, me misionin të kërkojë relikte të krishtera në qytetin e shkatërruar. Sipas legjendës, Elena ka treguar vendin në të cilin janë zbuluar tri kryqe, mes të cilave Kryqi i Shenjtë mbi të cilin u kryqëzua Krishti. Në bazë të rekomandimeve dhe me ndihmën financiare të Elenës janë ndërtuar disa kisha - në Betlem, në Malin e Ullinjve e të tjera. Veprimtarinë e Shën Elenës e nderojnë dhe adhurojnë dhe kishat katolike.
Në Bullgari më 21 maj festojnë që të gjithë të cilët mbajnë emrat Konstantin, Elena, Ellka, Elenko, Lena, Lenka, Lenko, Kostadin, Kostadinka, Dinko e të tjera.Me ikonën e shenjtorëve nëduar vallëzojnë mbi prush nestinarët /valltarët/e krahinës së Stranxhës, pavarësisht se kisha asnjëherë nuk e ka pranuar këtë traditë. Sipas traditës “riti i zjarrtë” zhvillohet më 3 qershor, kur sipas stilit të vjetër është festa e apostujve të Shenjtë Konstantin dhe Elena.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..