“Në vijim të politikës bullgare për mbështetje për zhvillim, qeveria bullgare siguron kostume mbrojtëse për personelin mjekësor në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në shtete të tjera në rajon edhe pse edhe Bullgaria po kështu është prekur seriozisht nga pandemia dhe kërkesa për mjete mbrojtëse për personalin mjekësor është e madhe”. Këtë e ka thënë Ambasadori bullgar në Shqipëri Momçill Rajçevski gjatë dorëzimit të 300 kostumeve mbrojtëse për përdorim të shumëhershëm, syzave dhe helmetave mbrojtëse për personelin mjekësor në vijën e parë në luftën kundër Covid-19 në Republikën e Shqipërisë, transmeton https://sot.com.al.
Përdorimi i këtyre 300 kostumeve barazohet me përdorimin e 15 mijë kostumeve të zakonshme për përdorim të njëhershëm. Ato janë projektuar dhe përgatitur nga një prodhues bullgar në përputhje me standardet më të larta të BE-së. Stofi i kostumeve mbrojtëse përmban një membranë speciale, që është provuar se garanton mbrojtje më të sigurt për shumë kohë kundër COVID-19. Firma prodhuese është ndër pak ndërmarrjet në BE që prodhojnë veshje të tilla dhe produktet e saj eksportohen në shumë shtete anëtare të BE- së.
Dhurimi është siguruar me angazhimin personal të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Ambasadori Rajçevski ka rikujtuar fjalën e urtë popullore “Miku i mirë njihet në ditë të vështira“ duke përmendur mbështetjen e Bullgarisë për Shqipërinë për përballimin e fatkeqësive natyrore vitet e fundit, ndihmën financiere për rindërtimin pas tërmeteve gjatë qershorit, shtatorit dhe nëntorit të vitit 2019 si edhe pjesëmarrjen në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.
Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..
Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..
Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...
Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por..