Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 88-të

Foto: EPA/BGNES

Vetëm masat sociale kundër epidemisë do të mbeten në fuqi pas 15 qershorit

Më 15 qershor skadon gjendja e jashtëzakonshme epidemike në lidhje me pandeminë e Covid-19. Pas kësaj date do të mbeten vetëm masat sociale. Këtë e tha Kryeministri Bojko Borisov në mbledhjen e sotme të qeverisë. Sipas Kryeministrit urdhëresa për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura nuk është e konceptuar mirë. Ai kërkoi që Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev t’i precizojë tekstet, sipas të cilave maskat duhet të mbahen në hapësirat e mbyllura.Deri në fund të vitit ka mundësi që Bullgaria të disponojë 692 milionë euro nga mjetet e caktuara nga Komisionit Evropian për përballimin e pasojave ekonomike nga Covid-19, tha zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev. Gjatë qershorit dhe korrikut duhet të hartohen skemat dhe mekanizmat adekuate për ofrimin e granteve. Është e mundshme që akoma gjatë së vjeshtës mjetet të arrijnë deri tek firmat, institucionet publike dhe spitalet, për të cilat janë destinuar mjetet evropiane. Që nga sot mbledhjet e qeverisë bullgare përsëri do të zhvillohen në godinën e Këshillit të Ministrave. Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme më 13 mars ministrat kishin mbledhje në distancë me video-lidhje.

1206 veta në Bullgari janë shëruar nga Covid-19

22 janë rastet e reja të regjistruara të Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit pas 1347 testimeve të zhvilluara me PCR. Bashkë me to numri total i rasteve të konfirmuara shkoi në 2560 veta, bëri të ditur Shtabi Operativ Kombëtar kundër koronavirusit. Ndër të porsainfektuarit ka 9 punonjës mjekësorë. 7 prej tyre punojnë në të njëjtin repart në spitalin në qytetin Sliven, i cili tashmë është mbyllur. Dy prej personave të diagnostikuar me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 146.Numri i të vendosurve në spital është shumë i ulët – 132 veta. Vetëm 9 prej tyre kanë nevojë për mjekim intensiv.Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 83 veta, ndërsa numri i tyre total deri tani është 1206 veta.

Nuk presim rritje tjetër të të infektuarve për këtë sezon

Edhe po të hiqet karakteri i detyrueshëm i masave parandaluese ato do të rekomandohen sidomos për njerëzit me simptoma të gripit. Këtë e tha para Agjencisë BGNES docent Angell Kunçev nga Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19. Është fakt, se çdo shkelje e këtyre rregullave ndihmon lindjen e vatrave të sëmundjes. Si shembull docent Kunçev dha Maqedoninë e Veriut ku prej disa ditësh numri i të infektuarve shënon rritje deri në 90 raste, pasi ishte ulur nën 10 për ditë. Ai është kategorik se kjo i detyrohet kontakteve gjatë festave fetare. 

Nuk do të ketë valë të dytë të fuqishme të koronavirusit

Nuk mendoj, se do të ketë valë të dytë të fuqishme të koronavirusit gjatë vjeshtës – tha docent Atanas Mangërov – shef i Klinikës së Fëmijëve pranë Spitalit të Sëmundjeve Infektive në Sofje. Në qytetin Ruse para forumit mjekësor “Covid-19 tani dhe në të ardhmen” ai tha se viruse nga tipi i koronavirusit nuk janë të aftë të jetojnë gjatë mes njerëzve. Sipas tij skenari i tanishëm i ngjan atij të vitit 2002-2003 me SARS. 

Krijuan një platformë elektronike bullgare kundër epidemisë

Titulli i platformës është Open Pandemic dhe përfshin të gjitha aspektet e përhapjes dhe ndikimeve shëndetësore dhe ekonomike të epidemive. Platforma disponon me 14 module dhe aplikacion mobil  për përdorim anonim. Sistemi u jep mundësi institucioneve shëndetësore dhe qeveritare të monitorojnë zhvillimin  e çdo një infeksioni dhe të menaxhojnë më efektivisht resurset spitalore. Ai mund të ndihmojë parandalimin e valës eventuale të dytë të Covid-19 dhe të sëmundjeve të tjera.

Azhurnojnë masën kundër krizës “60/40”

Masa në përkrahje të biznesit e njohur si “60/40”, me të cilën shteti mbulon 60% prej shpenzimeve të punëdhënësve për pagat dhe kontributet e sigurimeve, do të vazhdojë të aplikohet dhe pas 1 korrikut deri më 30 shtator, por me rregulla të reja. Ministrja e punës dhe politikës sociale Denica Saçeva tha se masa do të jetë në fuqi dhe në rastet e punësimit të të regjistruarve në Zyrat e Punësimit, por subvencionimi tashmë nuk do të jetë në formën e kompensimeve, por në formën e mbështetjes për paga. Nuk do të jenë në fuqi kërkesat nga periudha e gjendje së jashtëzakonshme. Firmat nuk do të duhet të jenë në situatën e ndërprerjes së punës, apo me orar të reduktuar të punës së personelit. “Për dizajnin e ri të masës përsëri do të kërkojmë miratimin e Komisiont Evropian”, shtoi Saçeva.  

Diplomatë bullgarë bënë dhurim privat për spitalin në Manastir

Konsullata e Përgjithshme dhe Ambasada e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut i dhuruan spitalit të qytetit Manastir mjete mbrojtëse. Kostumet janë për përdorim shumëhershëm dhe garantojnë mbrojtje në vazhdim të 850 ditëve të punës.

“Gëzohemi se Bullgaria disponon me teknologji për prodhimin e veshjeve të tilla bashkëkohore”, tha kryetari i baskisë së Manastirit Natasha Petrovska gjatë dorëzimit të ndihmës.

Ambasadori bullgar Angell Angellov shpjegoi se dhurimi është bërë nga nëpunësit e Ambasadës dhe Konsullatës, të cilët kanë mbledhur mjete personale për blerjen e kostumeve mbrojtëse për mjekët që punojnë në vijën e parë të luftës kundër Covid-19.  

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Parashikimi i motit për 3 dhjetorin 2023

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...

botuar më 24-12-02 7.35.MD
Borisllav Sarafov

Prokuroria dhe Ministria e Brendshme shpallën zero tolerancë ndaj dhunës në ambiente publike

Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..

botuar më 24-12-02 4.05.MD