Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lutemi për shpirtrat e të vdekurve

Foto: arkiv

Më 6 qershor në Bullgari është Dita e të Vdekurve.

Përveç ditëve të veçanta dhe përvjetorëve të veçantë, kur nderohet kujtesa e të vdekurit, kisha ka përcaktuar ditë të veçanta për nder të të gjithë të vdekurve. Ato gjithmonë bien ditën e shtunë, sipas shembullit të Krishtit, i cili këtë ditë ishte me trupin e tij në varr. Prandaj ditën e shtunë shërbehet liturgji për paqe dhe kujtim. Këtë ditë mbahen dhe përshpirtjet. Në kalendarin ortodoks ka gjithashtu tri të shtuna speciale – Ditët e të Vdekurve: ditët me të gdhirë të Lidhurat e Mishit, Rrëshajat dhe Dita e Arkangjel Mikailit.

Ditën e Vdekurve para Rrëshajat, lidhet me besimin për kthimin e shpirtrave të të vdekurve, të cilat rrethojnë lirisht pas Të Enjtes së Madhe.

Ditën e të Vdekurve njerëzit pastrojnë varret e të afërmve dhe i zbukurojnë me lule. Pas kësaj derdhin mbi varrin ujë dhe verë të kuqe duke bërë kryq. Kështu ata kujtojnë Sakrificën e Krishtit për njerëzimin. Ndezin edhe qiri dhe shpërndajnë bukë, grurë të zier dhe qershi si shenjë respekti ndaj të afërmve të tyre të vdekur.

Ditën e vijueshme, pra ditën e diele ështëFesta “Rrëshajat”, ose “Pentikostia”. Kjo është një festë e madhe e krishterë, e cila lavdëron paraqitjen e Shpirtit të Shenjtë para apostujve, pesëdhjetë ditë pas Ngjalljes së Krishtit. Kjo është dita në të cilën Kisha e Krishtit shënon ditëlindjen e vet dhe është një nga festat më të mëdha të krishtere. Kisha e radhit krahas Lindjes së Krishtit dhe Pashkët.


Më shumë nga rubrika

Gjetën një vulë plumbi të Princit Boris-Mihaill, pagëzuesi i bullgarëve

Arkeologët që studiojnë një objekt në pjesën veriperëndimore të qytetit të jashtëm të kryeqytetit të vjetër bullgar Pliska kanë zbuluar një vulë plumbi të Princit Boris-Mihaill , pagëzuesi i bullgarëve (852-889). Gjetja e vulës është një..

botuar më 21-08-10 5.04.MD

Një aviator fotografon bukurinë e atdheut dhe e kthen në pulla postare

Më 1 maj të vitit 1879 u vu në qarkullim pullën e parë postare bullgare me një luan në profil që qëndron në këmbët e prapme me një kurorë mbi kokë dhe mbishkrimin “Posta bullgare”. Por meqenëse pas Çlirimit vendi ynë ende nuk kishte monedhë të vet..

botuar më 21-08-10 7.15.PD

Anija „Drëzki“ dëshmon për famën luftarake të flotës bullgare

Prototipi i Forcave Ushtarake-Detare të Bullgarisë është Flota e Danubit, e themeluar më 12 gusht 1879 në Ruse. Në këtë datë flamujt bullgarë u ngritën në katër anijet luftarake ruse të përdorura në Luftën Ruso -Turke - "Përvoja", "Shpërthimi",..

botuar më 21-08-08 7.15.PD