Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lutemi për shpirtrat e të vdekurve

Foto: arkiv

Më 6 qershor në Bullgari është Dita e të Vdekurve.

Përveç ditëve të veçanta dhe përvjetorëve të veçantë, kur nderohet kujtesa e të vdekurit, kisha ka përcaktuar ditë të veçanta për nder të të gjithë të vdekurve. Ato gjithmonë bien ditën e shtunë, sipas shembullit të Krishtit, i cili këtë ditë ishte me trupin e tij në varr. Prandaj ditën e shtunë shërbehet liturgji për paqe dhe kujtim. Këtë ditë mbahen dhe përshpirtjet. Në kalendarin ortodoks ka gjithashtu tri të shtuna speciale – Ditët e të Vdekurve: ditët me të gdhirë të Lidhurat e Mishit, Rrëshajat dhe Dita e Arkangjel Mikailit.

Ditën e Vdekurve para Rrëshajat, lidhet me besimin për kthimin e shpirtrave të të vdekurve, të cilat rrethojnë lirisht pas Të Enjtes së Madhe.

Ditën e të Vdekurve njerëzit pastrojnë varret e të afërmve dhe i zbukurojnë me lule. Pas kësaj derdhin mbi varrin ujë dhe verë të kuqe duke bërë kryq. Kështu ata kujtojnë Sakrificën e Krishtit për njerëzimin. Ndezin edhe qiri dhe shpërndajnë bukë, grurë të zier dhe qershi si shenjë respekti ndaj të afërmve të tyre të vdekur.

Ditën e vijueshme, pra ditën e diele ështëFesta “Rrëshajat”, ose “Pentikostia”. Kjo është një festë e madhe e krishterë, e cila lavdëron paraqitjen e Shpirtit të Shenjtë para apostujve, pesëdhjetë ditë pas Ngjalljes së Krishtit. Kjo është dita në të cilën Kisha e Krishtit shënon ditëlindjen e vet dhe është një nga festat më të mëdha të krishtere. Kisha e radhit krahas Lindjes së Krishtit dhe Pashkët.


Më shumë nga rubrika

Pilotët bullgarë shënojnë festën e tyre profesionale më 16 tetor

Një arritje e jashtëzakonshme luftarake e pilotëve bullgarë jep shkak për të shpallur 16 tetorin si Dita e Aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare. Në këtë ditë gjatë vitit 1912, disa ditë pas shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike, piloti Radull..

botuar më 21-10-16 8.05.PD

Kisha “Shën Paraskeva” shkëlqen përsëri pas njëqind vitesh përmes duarve mjeshtërore të një piktoreje ruse

Elena Adamova është një artiste nga Shën Petersburgu, për të cilën piktura është thelbi i rrugës së saj shpirtërore. Në Bullgari e sjellë dashuria e saj ndaj një bullgari, i cili është bërë dhe bashkëshorti i saj përpara 41 vjetëve. Fillon të..

botuar më 21-10-14 10.44.PD

150 vjet nga përkthimi i Biblës festojnë në qytetin Kjustendill

“Gjuha bashkëkohore letrare bullgare është imponuar në sajë të përkthimit të Biblës nga Petko Sllavejkovi. Ivan Vazovi e ka quajtur librin shkollor i cili ka formuar gjuhën tonë letrare”, vë në dukje Mihaill Gërkov, një nga bashkautorët e librit..

botuar më 21-10-03 7.25.PD