Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

16 raste të reja të koronavirusit në Bullgari nga 427 teste të zhvilluara

Foto: ЕPA/BGNES

Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 16 teste pozitive të koronavirusit nga të gjitha 427 PCR testet e zhvilluara. 10 prej tyre janë në Sofje, Bllagoevgrad, Pzarxhik dhe Sliven – nga dy. Këtë e tregon Sistemi Informativ Kombëtar. Kështu numri total i të regjistruarve me Covid-19 në Bullgari shkoi në 2727 veta. Prej tyre 1019 raste janë me simptoma të shfaqura. Janë shëruar 1548 persona. Në spitale gjenden 158 pacientë me koronavirus të ripohuar, 12 prej të cilëve janë në repartet intensive.

Sipas sistemit informativ kombëtar deri në momentin e tanishëm 294 veta prej të infektuarve janë nga personeli mjekësor.

Gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari nuk ka persona të vdekur nga infeksioni i koronaviruis, thuhet në informatën e Ministrisë së Shëndetësisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fondacioni “Dhuro një libër” mbështet fëmijët e privuar nga kujdesi prindëror

Para fillimit të vitit shkollor Fondacioni “Dhuro një libër” grumbullon fletore, atlete për edukimin fizik, çanta shkollore, si dhe çanta shpine plot me materiale edukative për shtëpitë me fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror. Fondacioni prej 14..

botuar më 24-09-11 12.01.MD

Aplikacioni elektronik për votim jashtë Bullgarisë është tashmë aktiv

Që nga 11 shtatori është aktivizuar aplikacioni elektronik për votim jashtë vendit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, transmeton BTA. Sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit jashtë vendit formohen në përfaqësitë tona diplomatike..

botuar më 24-09-11 10.58.PD

Dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për pjesëmarrje në zgjedhje

11 shtatori është dita e fundit kur partitë dhe koalicionet deri në orën 17 mund të dorëzojnë dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në përfundim të kësaj periudhe,..

botuar më 24-09-11 9.23.PD