Çmimi i gazit natyror është 53% më i ulët në krahasim me një vit përpara. Këtë e bëri të ditur Kryeministri Bojko Borisov në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë. Në mbledhje u mor vendim që operatori bullgar i gazit “Bulgargaz” t’iu kthejë shumat klientëve që kanë blerë gaz në periudhën 1.01.2020 – 31.03.2020, me përmasë 201 685 227 leva. (mbi 103 mln. euro). 59 mln leva (mbi 30 mln. euro) i transferohen kompanisë së ngrohjes qendrore në Sofje “Topllofikacija”, ndërsa 22 mln euro (mbi 11 mln euro) shoqërive të shpërndarjes së gazit.
Shkaku për këtë është vendimi i “Gazpromit” që nga marsi të ulë çmimin e gazit natyror për Bullgarinë mbi 40% që nga gushti i 2019-ës.
Kompania ruse tashmë iu ktheu “Bullgargaz”-it shumat e marra, ndërsa operatori bullgar i gazit gjithashtu shpalli gatishmëri për t’iu rikthyer shumat e domosdoshme klientëve të tyre.
GERB nuk falsifikon kurrë gjërat, vrima në buxhet është qartë çfarë i detyrohet. Le të përulemi pak dhe të mos përpiqemi t'ua kalojmë përgjegjësinë njerëzve të tjerë. Me këto fjalë ministrja e financave Temenuzhka Petkova iu drejtua deputetëve të..
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në stendën bullgare nuk u ndal. Veprimtaria zhvillohet deri më 7 shkurt në Stamboll dhe është ndër pesë..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1°, në Sofje – rreth minus 4°. Para mesditës, prishja më e ndjeshme dhe reduktimi i mbulesës së reve që filloi në perëndim do të vazhdojë në rajonet lindore të vendit. Do të fryjë erë..