Në fund të Luftës së Parë Botërore në Kontinentin e Vjetër u përhap një sëmundje misterioze e quajtur sëmundje e gjymit (Trypanosomiasis afrikane). Dhjetëra mijë veta jo vetëm që u sëmurën, por edhe vdiqën.
Në vitin 1900 një i ri 24 vjeçar nisi për në Stamboll për të mësuar sekretet e barnave kuruese. Dhe kjo nuk ishte e rastit, sepse familja e tij merrej me mjekimin me barna. Në qytetin pranë Bosforit i riu në vazhdim të pesë viteve ishte çirak te një hoxha dhe u kthye me dhuratë nga mësuesi – një libër të trashë plotë informacion për cilësitë kuruese të bimëve dhe me receta orientale. Ky shërues i dedikuar rishtas vetëm pas dy dekadave do të bëhej i njohur në Itali si Ivan Raevi – shpikësi i “cura bulgara” ose terapia e cila heq simptomat e parkinsonizmit postencefalitik.
“Mjekësia popullore bullgare ka kontribut të rëndësishëm që nga koha më e lashtë – tregon doktori Dimitër Pashkulev, specialist i mjekësisë integrale natyrore. – Gjatë mesjetës ishte tepër e vështirë t’i shpresohet mjekësisë tjetër. Prandaj gjatë kësaj epoke jo vetëm që u zhvillua, por gjeti përhapje të gjërë, mjekimi i bogomilëve me barna. Të gjithë e dimë mjekun e famshëm Petër Dikov. Dhe nuk është e rastit që Ivan Raevi u vlerësua aq lartë në Itali nga mbretëresha Elena Savojska. Mënyra e trajtimit të sëmundjes prej tij në kohën e epidemisë u bë udhëheqëse përderisa provat e tjera për trajtimin e sëmundjes nuk kishin sukses. Për këtë arsye mbretëresha e nderoi atë me titullin “doktor” duke i dhënë atij të drejtat e plota të mjekojë në klinika të krijuara posaçërisht për qëllimin. Me meritë zbulimi i tij sot quhet “trajtim bullgar”.”
Për herë të parë ilaçin e vet nga belladonna Ivan Raevi e shfrytëzoi në mjekimin e një gruaje fshatare. Duke parë fytyrën e saj të ngrirë ai e kishte të qartë se kjo është sëmundja e gjymit dhe mori një grusht rrënje nga torba. Ditën tjetër konvulsionet u ndalën dhe ajo madje deshi ushqim.
Shumë shpejtë arritjet e shëruesit u përhapën nga shtypi dhe arritën deri te oborri mbretëror italian. Personalisht mbretëresha Elena Savojska – e cila gjithashtu ishte prekur nga sëmundja i dërgoi telegram ambasadës në Sofje për të kërkuar shëruesin i cili kishte guximin të shfrytëzonte Atropa belladonna – një bimë me forcë të rrezikshme, e cila mund të jetë si vdekjeprurëse ashtu edhe të shpëtojë jetë. Në sajë të zierjes së tij simptomat e tmerrshme të sëmundjes zhdukeshin.
Përveç belladonës ai shfrytëzonte edhe barna të tjera mjekuese si kashtëfryza (Acorus calamus), arrëmyshk, për efekt më kompleks dhe për zvogëlimin e efekteve anësore - thekson doktori Dimitër Pashkulev.– Në parim belladonna është një bimë e fuqishme dhe ajo duhet të përdoret me vëmendje të madhe. Mirëpo Ivan Raevi gjeti dozën e saktë duke mjekuar ata njerëz të cilët ishin të prirë të provonin pasi gjendja e tyre shëndetësore nuk përmirësohej nga asgjë tjetër. Në fillim efekti ishte më i dobët, por me kalimin e kohës ai arriti të gjejë skemën e saktë të shërimit.”
Pasi Ivan Raevi arriti të mjekojë mbretëreshën dhe gjeneralët e sëmurë mbreti italian Viktor Emanuill ftoi mjekun popullor bullgarë të ndihmojë mjekët në luftimin e epidemisë. Ndërkohë ilaçi bullgar filloi të përdoret në disa klinika nën kontrollin e profesorit Xhuzepe Panegrosi, klinicist me përvojë të pasur në mjekimin e encefalitit. Personalisht ai tregoi një respekt të madh ndaj mjekut bullgarë duke ardhur vetë në Bullgari për ta ftuar të punojë në klinikën e tij në Romë.
Në Itali Ivan Raevi arriti t’u ndihmojë 1400 të sëmurëve. Për metodën e tij të shërimit shfaqën interes mjekë nga mbarë bota. Për arritjet e famshme në klinikën e Romës u vu portreti i tij dhe ajo u emërua me emrin e tij. Një vit më vonë oborri mbretëror e përcolli për në Bullgari me nderime dhe me medalje të artë. Me të kthyer në atdhe ai u vendos në fshatin Shipka pranë qytetit Kazanllëk, ku krijoi një kabinet të vogël mjekësor.
Në vitin 1938 Ivan Raevi u nda nga jeta. Sot vetëm spitali në qytetin Sopot mban emrin e tij dhe një pllakë përkujtimore para shtëpisë së tij kujton për këtë shërues të njohur bullgar.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..