Një ekip shkencëtarësh do të marrë pjesë në krijimin e qendrës bullgaro-kineze për inovacione në Sofje. Për këtë u arrit marrëveshje në një takim te presidenti Rumen Radev me ambasadorin kinez në Bullgari Dun Sjaoxjun, zëvendës ministren e arsimit dhe të shkencës Karina Angelieva dhe rektorin e Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” profesor Anastas Gerxhikov. U diskutuan mundësi për krijimin e një kampusi të inovacioneve të specializuar në dy drejtime – teknologji të informacionit dhe shkenca për shëndetin njerëzor. Krijimi i një qendre shkencore bullgaro-kineze në Sofje do të inkurajojë transferimin e teknologjive dhe diturive midis Evropës dhe Kinës, theksoi presidenti Rumen Radev.
Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..
Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..
Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..