Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Nuk ka ndryshim të numrit të rasteve të koronavirusit në Slloveni gjatë 24 orëve të fundit

Foto: EPA/BGNES

Nuk janë regjistruar raste të reja të koronavirusit në Slloveni gjatë 24 orëve të fundit. Kështu numri i ë infektuarve në vend është 1488, i të shëruarve – 1359, i të vdekurve – 109. Rastet me simptoma të shfaqura janë 20, nuk ka pacientë me koronavirus në repartet intensive. Për shkak të uljes së numrit të rasteve të regjistruara të infeksionit më 15 maj qeveria sllovene shpalli dalje të ngadaltë nga situata epidemike, e cila filloi më 12 mars, ndërsa më 31 maj u shpall fundi i epidemisë.


Qiproja u hap për botën e jashtme

Foto: EPA/BGNES

Më 9 qershor Qiproja hapi dy aeroportet e saj ndërkombëtare për botën e jashtme. Për shkak të koronavirusit të gjithë që udhëtojnë drejt ishullit duhet të kenë një “hartë fluturimi” të përgatitur paraprakisht me rezultat negativ të koronavirusit. Hapja filloi me etapa për vendet e ndryshme në varësi të gjendjes epidemike. Rreth 20 avio-kompani e kanë përfshirë Qipron në programin e vet të fluturimit. Hapja e aeroporteve e lejon ishullin për të filluar stinën aktive verore, megjithëse tregjet më të mëdha turistike të Qipros – Britania e Madhe dhe Rusia, nuk janë ndër 19 shtetet e para të lejuara.


Edhe Turqia po vazhdon t’i dobësojë masat kundër koronavirusit

Foto: Xinhua/BTA

Turqia vazhdon t’i dobësojë masat kundër koronavirusit. Deri tani fëmijët dhe më të moshuarit mund të dilnin nja 6 orë një ditë të veçantë të javës. Këtej e tutje njerëzit e moshës mbi 65 vjeç do të mund të dalin çdo ditë nga ora 10.00 deri në orën 20.00. Për të gjithë fëmijët e moshës nën 18 vjeçe kufizimet për dalje hiqen.
Presidenti Rexhep Erdogan rikujtoi se për shkak të pandemisë qeveria ua ka dhënë nja 1200 lira (rreth gjysma prej pagës minimale) 1 mln vetave me leje pa pagesë, si dhe një ndihmë prej 1000 lirash turke (rreth 130 euro) për 5.5 mln familje të varfra.
Vendi tashmë është duke përgatitur për stinën verore turistike. Të gjithë pasagjerëve që mbërrijnë do t’u matet temperatura. Ata që kanë temperaturë mbi 38 gradë do të testohen për koronavirus. Hotelet filluan përgatitjen për situatën pas Covid-19 që gjatë majit. Ato disponojnë dhoma të veçanta për mysafirët me simptoma të sëmundjeve të ndryshme.


Serbia është e gatshme t’i rifillojë bisedimet për Kosovën

Foto: EPA/BGNES

Serbia është e gatshme t’i rifillojë bisedimet për Kosovën, të cilat u ndërprenë gjatë vjeshtës së vitit 2018, kur Prishtina mori vendim për vendosjen e taksave më të larta për mallrat serbe. Këtë e bëri të ditur për Euronews Ministrja e Integrimit Evropian të Serbisë Jadranka Joksimoviç. Dialogu mund të vazhdojë, por me kusht se ka respekt ndaj identitetit kombëtar serb.
Më herët Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti bëri të ditur se rifillimi i bisedimeve me Serbinë është prioritet i tij dhe se ai personalisht do t’i zhvillojë negociatat, duke nënvizuar shprehimisht se tërësia territoriale e Kosovës nuk do të jetë çështje debatesh. Një sondazh tregoi se 70% e shtetasve të Kosovës e përkrahin rifillimin e dialogut me Beogradin. Pasi Prishtina hoqi taksat doganore për mallrat serbe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç vuri në dukje se kjo do ta ndihmojë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike.


Greqia dhe Italia nënshkruan demarkiminеkufijve në Detin Jon

Foto: EPA/BGNES

Pas disa vitesh të bisedimeve dhe një maratone të gjatë diplomatike, në Athinë u nënshkrua një dokument për demarkimin e kufijve detarë në Detin Jon mes Greqisë dhe Italisë. Ministrat e jashtëm të dy vendeve, të cilat e firmosën marrëveshjen, theksuan se me dokumentin në fjalë saktësohen të drejtat për studimin e resurseve energjetike sipas parimit të së drejtës ndërkombëtare. Shumë kohë Italia kishte probleme sa u përket kufijve detarë në Detin Jon, edhe për shkak të peshkatarëve, të cilët peshkojnë peshq në zonën greke ekonomike për gatimin e ushqimeve të shtrenjta të peshkut. Athina shprehu shpresë se firmosja e marrëveshjes me Romën jep mundësi për arritjen e një marrëveshjeje të tillë me Shqipërinë.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov dhe Manuell Saracin

Bullgaria ka një qëndrim të qartë dhe konsekuent ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..

botuar më 24-07-25 12.43.MD

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD
Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD