Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kthye në fushën e tenisit me fitore. Ai mundi në startin e “Adria Tur” në Beograd të Serbisë kundër përfaqësuesit të mikpritësve Dushan Lajoviç me 4:3(2), 3:4(5), 4:1 për 82 minuta. Për bullgarin kjo ishte ndeshja e parë që nga 29 shkurti kur humbi nga Rafael Nadali në gjysmëfinalet e turneut Akapulko (Meksikë).
Për shkak të pandemisë globale të Covid-19 të gjitha garat zyrtare të tenisit që nga mesi i marsit deri në fund të korrikut janë shtyrë.Pas pjesëmarrjes në shtatë maratonat më të mëdha në ujërat e hapura, Oceans Seven, nga 14 mars deri më 2 shtator 2024, dhe duke notuar distancat në një periudhë të shkurtër kohore rekord - 173 ditë, Petër Stojçev u regjistrua zyrtarisht në Librin e..
Valentina Dimitrova me kohën 41 minuta e 12 sekonda fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Biatlonit për vajza. Në pushimoren dimërore gjermane Altenberg, bullgarja fitoi garën individuale në 12.5 km. Valentina bëri një gabim në dy qitjet e..
I vetmi bullgar me fitore në Kupën e Botës, Radosllav Jankov, përfundoi në vendin e tretë në renditjen përfundimtare të sllallomit të dytë paralel të Kupës së Botës të Snowboardit, që u zhvillua në Bansko. Kjo ndodhi pas një kontestimi të stafit bullgar..