Shteti përkrah rimëkëmbjen e të gjitha degëve të ekonomisë të prekura nga Covid-19. Në Bullgari hapëm objektet më herët në krahasim me vendet e tjera. Ishim të guximshëm dhe të përgjegjshëm, përdorëm dhe ekspertizën e specialistëve të mjekësisë.
Ekonomia bullgare u kthye tek puna normale më shpejtë, para të tjerëve, tha Kryeministri Bojko Borisov. Ai u bëri thirrje bullgarëve të pushojnë në bregdetin bullgar, por iu drejtua dhe sektorit turistik që të bëjë të domosdoshmen për të tërhequr gjysmë milioni bullgarë.
“Ata që punojnë në sektorin turistik duhet t’u thonë njerëzve – Ejani, tani jemi më të mirë, më të pastër, më të sigurt! - Shteti ndihmon turizmin, por duhet dhe turizmi të reklamohet dhe të ndërmarrë përgjegjësi”, shtoi Borisovi.
Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..
Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..
Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..