Mesatarisht 2% prej njerëzve në Bullgari kanë takuar virusin Covid-19. Kjo do të thotë se teoria për fitimin e imunitetit kolektiv nuk mund të jetë e vlefshme për vendin tonë, tha kryeinspektori i shëndetësisë prof. asoc. Angell Kunçev.
Ky përfundim mund të bëhet pas testimit në masë të bërë në Plovdiv, i cili është qyteti i dytë për nga madhësia në Bullgari. 1108 vullnetarë janë zgjedhur në mënyrë që të përfshihen të gjitha grupmoshat dhe grupet sociale.
Testimi është kryer sipas metodës ELISA dhe besueshmëria e tij është 99,99%. Ishte bërë me qëllim të tregojë tablonë e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..