Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 100-të

Foto: EPA/BGNES

Në fuqi janë masat e reja kundër epidemisë

Deri në 30 qershor në përputhje me urdhëresën e Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev mbajtja e maskave mbetet e detyrueshme në transportin urban, në hapësirat e mbyllura publike dhe në ato tregtare, në farmaci dhe spitale. Në të gjitha vendet e tjera publike mbajtja e maskave është e rekomandueshme. Mbetet në fuqi kërkesa për distance të detyrueshme të paktën 1,5 metra mes njerëzve, të cilët nuk janë prej një familjeje. Rekomandohet puna në distance për të gjitha vendet e punës, ku kjo është e mundshme. Që nga dita e hënë, 15 qershor, lejohet hapja e diskotekave, klubeve të natës dhe pubeve. Kërkesa është që në të të respektohen masat kundër epidemisë.

Ulet numri i rasteve të reja të Covid-19

Rastet e reja të Covid-19 në Bullgari janë 24, kurse testimat e bëra janë 1409. Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare të Portalit të Informacionit. Numri i përgjithshëm i të regjistruarve me koronavirus deri tani tek ne është 3290 veta, prej tyre rastet aktive janë 1386, ndërsa të shëruarit – 1730. Ka dy të vdekur dhe 7 të shëruar. Në spitale ndodhet 244 pacientë, prej të cilëve 15 janë në repartet intensive.

Ekspertët shëndetësorë bëjnë thirrje për vetdisiplinë

Gjatë verës nuk mund të pritet që kurba e të infektuarve me Covid-19 të rritet, mendon shefi i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse Todor Kantarxhiev. Megjithëkëtë ai theksoi, se rreziku mbetet dhe bëri thirrje për respektim të distancës, për dezinfektim dhe për disiplinë, pavarësish se masat po liberalizohen. Po këtë qëndrim shpreh edhe imunologu akademik Bogdan Petrunov, i cili është kategorik, se në se shtetasit nuk shfaqin përgjegjësi të mbajnë maska në vendet publike, epidemia do të vazhdojë.

Shumica e bullgarëve ndihen të pasigurt në vendin e punës për shkak të Covid-19

Gjatë verës çdo bullgar i tertë kërkon punë. Sipas një anketimi të platformës më të madhe bullgare për punësim, 2/3 prej bullgarëve mendojnë se vendet e tyre të punës janë të kërcënuara. Në sektorin e shërbimeve 62% nga nëpunësit dhe 54% nga njerëzit në pozita udhëheqëse mendojnë se vendet e tyre të punës nuk janë të sigurta. Më të prekura janë gratë sesa burrat.

Vatrat e Covid-19 janë nën kontroll

Shpërndarja e koronavirusit në vatra të izoluara nuk mund të kalojë në shpërndarje masive, në se autoritetet e shëndetësisë vazhdojnë punën e tyre normale. Nuk do të lejojmë rritje të pakontrolluar të të sëmurëve, deklaroi drejtori i Qendrës Kombëtare për sëmundje infektive, i cili është anëtar i shtabit kombëtar kundër Covid-19 prof. Todor Kantarxhiev. Mbledhja e shumë njerëzve në një vend për shkak të të kremteve fetare është arsyeja për rritjen e të infektuarve në vend gjatë javës së kaluar, kur përsëri ishin regjistruar nga 100 të konfirmuar me koronaviris për një ditë, mendon dr. Kantarxheiv. Për shkak të mosrespektimit të masave indeksi i transmetimit të virusit ka rritur nga 0,8 deri më 1,2 gjatë javës së kaluar, informoi profesori.

Protestë me moto “SOS turizëm” në Sofje

100 autobusë me protestues nga qytete të ndryshme të Bullgarisë bllokuan qendrën e kryeqytetit. Njerëzit janë të pakënaqur nga masat joadekuate të qeverisë në situatën e krizës së rinë në lëndën e turizmit të shkaktuar nga Covid-19. Ndërkohë në Sofje u zhvillua një tryezë e rrumbullakët e organizuar nga Konfederata e transportuesve dhe Asociacioni bullgar i agjencive turistike.

Sektori turistik duhet të tërheqë më shumë turistë bullgarë

“Shteti përkrah rimëkëmbjen e të gjitha degëve të ekonomisë të prekura nga Covid-19. Në Bullgari hapëm objektet më herët në krahasim me vendet e tjera. Ishim të guximshëm dhe të përgjegjshëm, përdorëm dhe ekspertizën e specialistëve të mjekësisë. Ekonomia bullgare u kthye tek puna normale më shpejtë, para të tjerëve”, tha Kryeministri Bojko Borisov. Ai u bëri thirrje  bullgarëve të pushojnë në bregdetin bullgar, por iu drejtua dhe sektorit turistik që të bëjë të domosdoshmen për të tërhequr gjysmë milioni bullgarë. “Ata që punojnë në sektorin turistik duhet t’u thonë njerëzve – Ejani, tani jemi në të mirë, më të pastër, më të sigurt! – Shteti ndihmon turizmin, por duhet dhe turizmi të reklamohet dhe të ndërmarrë përgjegjësi”, shtoi Borisovi.

Trafik intensiv në kufirin me Greqinë

Për shkak të hejës së kufizimeve për hyrje në Greqi të bullgarëve lëvizja në PKK-të në kufirin grek është shumë intensive. Shqetësime suplementare krijojnë automjetet e shtetasve të Serbisë, të cilët ende nuk mund të hyjnë lirisht në territorin e fqinjës sonë jugore. Në mëngjes qindra automjete nga Bullgaria dhe Rumania qëndronin para pikat e kalimit kufitar duke pritur hapjen e kufirit.

Bullgarët të kufizojnë udhëtimet

Në lidhje me lehtësimin e masave kundër epidemisë në botë Ministria e Punëve të Jashtme ende rekomandon që shtetasit bullgar të mos udhëtojnë jashtë vendit. Dhe në se udhëtimi nuk mund të shtyhet – të informohen për kushtet e hyrjes në shtetin përkatës, këshillojnë nga MPJ-ja.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata lejoi që " Lëvizja për të Drejta dhe Liri - Fillimi i Ri" i Deljan Peevski të marrë pjesë në zgjedhje

Gjykata e Lartë Administrative anuloi si të paligjshëm refuzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për regjistrimin e koalicionit "Lëvizja për të Drejta dhe Liri - Fillimi i Ri" (një nga dy fraksionet e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri - DPS)..

botuar më 24-09-11 4.11.MD

Parlamenti zgjati me 6 muaj negociatat me Ukrainën për pajisjet bërthamore ruse

Me votat e GERB, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) dhe “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), parlamenti vendosi të zgjasë me 180 ditë negociatat mes ministrit bullgar të energjisë dhe homologut të tij ukrainas për..

botuar më 24-09-11 3.16.MD
Bojko Borisov

Udhëheqësi i GERB-it Bojko Borisov bëri thirrje për pragmatizëm në politikë

Lideri i GERB-it Bojko Borisov njoftoi se u jep dorën partive nga formacioni PP-DB për të kërkuar një opsion qeverisjeje pas zgjedhjeve, njoftoi reporteri i BNR në parlament Daniel Inkov. Borisov theksoi se pragmatizmi në politikë duhet të mbizotërojë..

botuar më 24-09-11 12.51.MD