Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) është media, në të cilën bullgarët kanë besim më të madh, tregon raporti për vitin 2020 i Institutit për studimin e gazetarisë “Reuters” pranë një nga universitetet e Oksfordit.
Mediat publike në Bullgari BNR dhe BNT, Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar, janë më pak të njohura në krahasim me konkurrentët e tyre privatë, por bullgarët besojnë më shumë në to.
Studimi i Institutit “Reuters” tregon se besimi në lajmet është 33% dhe kjo tregon rënie me 7% në krahasim me vitin 2019. Në të njëjtën kohë më shumë bullgarë – 72% besojnë në informacionet e ofruara nga BNR-ja. Pastaj renditet televizioni publik (BNT) me 71%. Televizonet private Nova TV dhe BTV gëzojnë besimin përkatësisht të 69% dhe 68% të bullgarëve.
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..