“Bullgaria përkrah planin për rimëkëmbje të Bashkimit Evropian. Është propozuar një kompromis i balancuar mes ndihmës së livruar dhe huave”. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov gjatë një takimi video të Këshillit Evropian në kuadrin e planit, i cili përfshin një kornizë të re financiare dhe instrumentin “Brezi i ardhshëm BE”, krijuar në përgjigje të sfidave në luftimin e koronavirusit.
Mirëpo, Borisov nënvizoi se krahas përballimit të pasojave të epidemisë ka nevojë për kushte suplementare dhe për prioritetet tradicionale të BE-së nga pikëpamja e buxhetit, si dhe për përqendrim të vëmendjes tek regjionet më të varfra me qëllim përballimin e problemeve të thella ekonomiko-sociale atje, që të arrihet një rritje ekonomike afatgjatë në BE.Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..