Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bulgaria Air” rivendos fluturimet Sofje - Burgas më 29 qershor

Foto: Bulgaria Air

Që nga 29 qershori transportuesi kombëtar “Bulgaria Air” përsëri do të ketë fluturime të rregullta nga Sofja deri në qytetin bregdetar Burgas. Avionët mes dy qyteteve do të fluturojnë çdo ditë.

Fluturime deri në qytetin tjetër bregdetar,Varna, aktualisht ka tri herë në ditë – në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje.

“Bulgaria Air” informoi se vazhdojnë fluturimet e saj deri në të gjitha destinacionet e saj të rregullta evropiane. Destinacionet e vetme, deri në të cilat ende nuk ka fluturime janë ato, për të cilat mbeten në fuqi ndalimet për udhëtim – Izraeli, Rusia dhe Portugalia. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD