Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trajnerët në futbollin bullgar ndërrohen çdo 7 muaj

Foto: levski.bg

Trajnerët në kampionatin bullgar të futbollit qëndrojnë në postet e tyre mesatarisht nga 222 ditë, tregon raporti i Qendrës Ndërkombëtare për Studime në Sport (CIES Football Observatory). Analiza për sezonin 2019-2020 përfshin 110 kampionate në 79 vende dhe 1646 skuadra nga e gjithë bota. Për nga treguesi qëndrim i trajnerëve në Ligën e Parë me 11 ndërresa të trajnerëve për një sezon, Bullgaria ndodhet në vendin e 78-të. Në Evropë më shpesh ndërrohen trajnerët në Sllovaki – në çdo 213 ditë, Kroaci - në çdo 199 ditë, Hungari – 189 dhe Qipro – 162.

Në botë trajnerët, të cilët më gjatë mbeten në vendin e tyre janë ata në Uells – 943 ditë dhe në Zvicër – 890 ditë. Mosha mesatare e trajnerëve në Ligën e Parë është 52 vjeç dhe kështu trajnerët bullgarë renditen ndër më të rinjtë në Evropë.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rositsa Dençeva e nisi me fitore në Roland Garros

Rosica Dençeva u kualifikua në raundin e dytë të kampionatit të hapur të tenisit të Francës për vajza pas fitores vendimtare (6:2, 6:2) ndaj australianes Alana Subasic, e cila mori pjesë me një "wild card". Në ndeshjen e radhës tenistja bullgare do..

botuar më 24-06-04 11.26.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov për herë të parë do të luajë në çerekfinale në Paris

Grigor Dimitrov regjistroi paraqitjen e tij më të mirë në Roland Garros. Pas suksesit ndaj Hubert Horkaç, ai do të luajë në çerekfinale, ku e pret italiani Janik Siner. Bullgari ra disa herë në fushë pasi ai nuk donte të humbiste asnjë goditje. Në..

botuar më 24-06-03 8.51.PD

Boksieri Radosllav Rosenov fitoi një kuotë për Olimpiadën në Paris

Nënkampioni evropian i boksit Radosllav Rosenov fitoi një kuotë olimpike në kategorinë 63.5 kg pasi mposhti Aleksandru Paraskiv të Moldavisë në turneun në Bangkok. Kështu ai u bë boksieri i pestë bullgar me kuotë për lojërat në Paris. Te femrat..

botuar më 24-05-31 1.54.MD