Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asimilimi – sfida para bashkësive bullgare në Ballkanin Perëndimor

Doc. Spas Tashev: Jo të gjithë bullgarët do të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike gjatë regjistrimit të popullsisë në Shqipëri

| rinovuar më 20-06-29 9.19.PD
Foto: BGNES

Gjatë tetorit në Shqipëri do të zhvillohet regjistrim i popullsisë, në të cilin do të marrë pjesë edhe bashkësia bullgare. Mirëpo, a do të arrijnë bashkatdhetarët tanë ta deklarojnë përkatësinë e tyre etnike, kështu qe ajo të shënohet në mënyrë korrekte në dokumentet administrative? Përgjigja pozitive e kësaj pyetjeje do të varet para se gjithash nga diplomacia bullgare.

Tashmë tre vjet bullgarët në Shqipëri disponojnë zyrtarisht statusin e pakicës kombëtare. Megjithatë shumë prej vëzhguesve mendojnë se të dhënat e regjistrimit mund të ndryshohen.

Me një problem të tillë u hasëm gjatë regjistrimit eksperimental gjatë muajit shkurt të këtij viti – na tregon doc. Spas Tashev nga Instituti për studimin e popullsisë dhe njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. – Atëherë anëtarët e komisioneve u ndikuan nga Shkupi dhe në rajonin e Prespës së Vogël u regjistrua vetëm një bullgar, megjithëse njerëzit deklaruan para nesh se e kanë shpallur përkatësinë e tyre bullgare.

Edhe sipas Nënpresidentes Ilijana Jotova ka rrezik nga ndryshimi i rezultatit real. “Ka një risk serioz që njerëzit, të cilët ndihen bullgarë, të mos deklarohen si të tillë”, vuri në dukje ajo në një mbledhje të Këshillit për Punë me Bullgarët Jashtë Shtetit. Sipas fjalëve të saj në vigjilje të regjistrimit të popullsisë vëzhgohet lobim agresiv nga ana e Maqedonisë së Veriut për regjistrimin e banorëve të Gollobordës, Prespës së Vogël dhe Korçës si maqedonas.

Kjo ndodh herën e radhës. Pas numërimit të popullsisë gjatë vitit 2011 një ekip i Akademisë Bullgare të Shkencave, i cili studion qëndrimet për migracion të bashkësive bullgare, bisedoi me njerëz, të cilët kanë deklaruar në kartat e anketës se janë bullgarë. “Mirëpo, sipas të dhënave zyrtare në Shqipëri nuk ka asnjë bullgar të shpallur gjatë kësaj periudhe”, nënvizon doc. Spas Tashev, duke e dhënë përsëri si shembull rajonin e Prespës së Vogël, ku ka minoritet maqedonas të njohur që nga viti 1944 dhe ku nën ndikimin e Shkupit anëtarët e komisionit të regjistrimit i kanë ndryshuar të dhënat në kartat e regjistrimit.  

Bullgarët jetojnë në trojet e Shqipërisë që nga koha e Shtetit të Parë Bullgar (681-1018), ndërsa sot ata banojnë në 33 vendbanime. Në fund të Luftës së Parë Botërore, kur vendi u nda në zona të ndryshme - Republika Autonome Shqiptare e Korçës nën kontrollin ushtarak të përkohshëm të Francës, dhe Shqipëria Qendrore dhe Veriore nën udhëheqjen e Austro-Hungarisë, përsëri u zhvillua numërim i popullsisë dhe atëherë u konstatua një prani e konsiderueshme bullgare – afro 9 mijë veta. Ndërsa gjatë numërimit në vitin 1942 – në atë kohë Shqipëria ndodhej nën okupimin italian dhe në kufijtë e saj administrativë hynin Kosova dhe Maqedonia Perëndimore, 70 mijë veta deklaruan përkatësinë e tyre bullgare.  

“Sipas të dhënave statistikore numri i njerëzve në Shqipëri, të cilët e flasin bullgarishten si gjuhë amtare janë rreth 50 000 – shton doc. Spas Tashev. – Mirëpo, kjo nuk do të thotë se të gjithë do të shpallen bullgarë. Rezultati i regjistrimit do të varet si nga politika bullgare, ashtu dhe nga qëndrimi i Maqedonisë së Veriut ndaj kësaj popullsie, e cila që të kontaktojë me Bullgarinë, duhet të kalojë përmes territorit të saj.”

Është me rëndësi të madhe që diplomacia jonë të ngulë këmbë para autoriteteve shqiptare për një kontroll të rreptë, që të mos përzihet Maqedonia e Veriut si një shtet i tretë në rezultatet e numërimit, thekson studiuesi nga Akademia Bullgare e Shkencave.

“Po të flasim për në problematikë të përbashkët në Ballkan, në vend të parë duhet të shënojmë proceset e asimilimit – thotë në përfundim doc. Spas Tashev. – Në Maqedoninë e Veriut, ku ka më shumë njerëz me origjinë bullgare, asimilimi është përparuar më shumë. Në Serbi situata gjithashtu nuk është e mirë dhe ka të ngjarë që numri i bullgarëve në rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare të ulet nën 10 000 veta gjatë numërimit të ardhshëm, megjithëse gjatë vitit 1946 ata kanë qenë mbi 60 000.

Proceset e asimilimit të popullsisë bullgare në Ballkan janë më të dobëta në Shqipëri, ku gjuha, vetëdija dhe kultura bullgare trashëgohen brez pas brezi. Mendoj se ende nuk është vonë dhe do të arrijmë të propozojmë iniciativa të dobishme arsimore.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD
Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD