Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditën e Shën Pjetrit dhe Shën Palit shikojmë te duart e shkathët të zejtarëve

Mjeshtri origjinal Stojan Marinov punon veshje kombëtare për skenat botërore

Foto: Pixabay

Ditën e festës kishtare kushtuar Shën Pjetrit dhe Shën Palit, e cila gjithnjë bie më 29 qershor, shënojmë edhe Ditën e Zejtarëve. Në trojet bullgare ekzistojnë tradita të lashta të zejtarisë të lidhura me punimin e stolive, veshjeve kombëtare, sendeve për jetën, veprave të tjera të cilat i afrohen artit.

Qëndisja dhe punimi i gajtanëve janë në thelbin e veshjeve popullore bullgare. Përderisa ato zanate do të mbeten të gjallë do të ekzistojnë edhe petkat e zbukuruara pa të cilat nuk kalon asnjë shfaqje folklorike.

Stojan Marinovi nga qyteti Dobriç ia kushton tërë jetën veshjeve tradicionale bullgare. Ai ka punuar veshjet popullore si të grupeve të vogla të amatorëve artistikë, asht edhe të këngëtarëve popullorë me famë botërore si Janka Rupkina dhe Galina Durmushlijska. “Punova edhe me grupe folklorike bullgare në Angli, Gjermani, Holandë, ndërsa veshje të punuara nga unë ka në kontinente të ndryshme – edhe në provincat verore të Kanadasë dhe në Gadishullin Kamçatka”, tregon mjeshtri.

“Për mua puna është një kënaqësi. Unë jam autodidakt dhe fillova të qep kostume kur isha 15 vjeç. Për punimin e një veshjeje popullore kërkohen aftësi të shumta, por kryesorja janë stolitë prej rruazave. Personalisht unë e vë theksin mbi zbukurimet për kokë të cilat në rajonet e ndryshme të Bullgarisë dallohen nga njeri tjetri. Pa stolitë një kostum popullor bullgar nuk do të dukej ashtu. Mezi pas kësaj radhiten elementet e tjera - modeli, endja, qëndisja, thurja në një ose në dy grepa, dantella tradicionale bullgare.”

Mjeshtri Stojan Marinov rriti në një kohë kur akoma kishte njerëz të cilët ushtruan zanate të ndryshme dhe prej të cilëve ai  pati fatin të mësojë. “Dhe më në veçanti t’u transmetojnë trashëgimtarëve estetikën dhe shijen në punimin e kostumeve popullore”, shpjegon mjeshtri.Sepse nuk mjafton që njeriu të përvetësojë teknikën e punës, por është e domosdoshme që ndonjë mjeshtër të të zbulojë veçoritë e zanatit. Me keqardhje Stojan Marinov thotë se sot nuk ka nga kush të mësojë dhe duhet t’iu shpresojë vetes.

“Krijimtaria popullore është një kompleks të tërë dhe të ndërlikuar të aftësive dhe kritereve estetike – një sistem i përsosur i traditave, besimeve, këndvështrimeve, riteve – tregon mjeshtri. – Dhe kur njeriu e përvetëson, atëherë mund të azhurnojë atë që ka mësuar dhe zotëron. Në të kaluarën në se ndonjëri punonte ndonjë kopje të keqe të një kostumi atëherë tërë shoqëria e përqeshi dhe e qortoi. Mirëpo, në se ai arrinte të krijojë ndonjë kryevepër atëherë edhe të tjerët deshën të ndjekin atë të cilën e kishte arritur. Edhe unë megjithëqë kam kritere estetike gjithnjë e marrë parasysh edhe skenën e cila i ngjan një kuti magjike të cilën publiku e shikon nga larg. Prandaj mjeshtri duhet të mendojë për ndriçimin e projektorëve, për lëvizjet e valles dhe si do të duket e gjithë kjo.”

Sipas Stojan Marinovit në zanatet nuk duhet të aplikohet asnjë autorësi, por edhe ngulitja dhe nxitimi gjithashtu çojnë në degradim në art.

“Gjithnjë jam gati të punoj dhe më kënaqësi pret çdo porosi – tregon mjeshtri. – Kurrë nuk përsëris diçka të cilën tashmë e kam bërë. Punoj detajet në mënyra të ndryshme, por gjithnjë i mbetem besnik traditës bullgare. Një pemë një mijëvjeçare që të rritet rrënjët e saj nuk duhet të priten. Më e rëndësishmja është që njeriu të japë maksimumin nga vetvete dhe të di se ka diku ndokush i cili do të vlerësojë punën e tij.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Pixabay


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD