Që nga kohërat e lashta burimet kuruese në trojet tona kanë pasur famë të madhe. Vetitë e tyre të favorshme për shëndetin e njeriut i kanë vlerësuar perandorë të ndryshëm romakë. Sot Bullgaria zë një prej vendeve të para në Evropë për nga burimet me ujë mineral dhe ujë burimi me cilësi shumë të lartë si për të pirë, ashtu dhe për mjekimin e shumë sëmundjeve.
Mbi 500 burime minerale me temperaturë nga 37 deri në 100 gradë, ajër i pastër, natyrë e mrekullueshme, klimë е butë, ushqim i shijshëm dhe çmime të leverdishme – e gjithë kjo i tërheq turistët për ta zgjedhur vendin tonë për pushime.Për fat të keq planifikimi i pushimeve të pritura sivjet është vështirësuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila e vendosi degën turistike para vështirësive të mëdha, me pasoja të paqarta.
Si do të ndikojë mungesa e turistëve të huaj mbi turizmin SPA dhe si do të kompensohen humbjet?
Sijka Kacarova, kryetare e Bashkimit Bullgar të Balneologjisë dhe SPA Turizmit, shpreson që tregjet e huaja “të fillojnë të lëvizin ngadalë”.
“Spa turizmi në brendësinë e vendin varet jo vetëm nga tregu bullgar, por edhe nga tregu izraelit– po vazhdon ajo. – Gjatë verës në vendpushimet Devin, Hisarja , Kjustendill punohet kryesisht me turistë nga Izraeli, por ende nuk kemi marrë leje për këtë treg dhe turistët e parë do të mbërrijnë jo më herët se 1 gushti. Është me rëndësi të nënvizojmë gjithashtu se gjatë këtij viti njerëzit e moshuar nuk do të udhëtojnë. Sipas një informacioni nga turoperatorët 2020-ta është përjashtuar për prevencë dhe rehabilitim të njerëzve mbi 70 vjeç.”
Në qoftë se mbërrijnë turistë izraelitë te ne këta do të jenë kryesisht të rinj dhe familje me fëmijë të vegjël, të cilët nuk janë nga grupi i rrezikuar. Mirëpo, ata nuk mund të kompensojnë humbjet në degë.
“Hotelierët janë të qartë se sivjet do të punojnë me kapacitet të pakësuar – thotë gjithashtu Sijka Kacarova. – Kërkesat janë që 24 orë pas dezinfektimit të dhomës së hotelit atje të mos vendosen turistë. Është e sigurt se të gjithë do të pësojnë humbje.”
Pa ndihmën e shtetit dhe programe drejtuar turizmit, një sërë afaristësh nuk do të mbijetojnë, është kategorike Sijka Kacarova. Prandaj edhe masat e propozuara nga Ministria е Punës dhe Politikës Sociale për ndihmë të punësimit do të jenë me rëndësi të madhe, sepse nëpërmjet tyre mund të ruhen shumë vende pune në rajonet, ku turizmi është mënyra e vetme e jetesës. Sipas kryetares së Bashkimit të Balneologjisë SPA hotelet te ne janë një vend i sigurt për qëndrim dhe pushime, ku ka rregulla të rrepta për procedurat balneare dhe përdorimin e pajisjeve.
“Personeli punon gjithmonë me maska. SPA-qendrat dezinfektohen sipas protokollit, si dhe pishinat – shtoi ajo. – Banjat me avull nuk janë të hapura, dhomat e kripës dhe hamami turk përdoren vetëm në mënyrë individuale. Në pishinën termale hyn vetëm një numër i veçantë njerëzish. Mes shezlongjeve ka një distancë nga një metër e gjysmë, ndërsa klientëve u rekomandohet përdorimi i maskave për procedura të veçanta.Të gjitha këto rregulla janë në interes të klientëve.”
Vitin e kaluar Bullgaria ishte përfshirë në listën e kompanive të sigurimeve shëndetësore të tregut gjerman të sigurimeve shëndetësore. Qëllimi është rritja e numrit të turistëve gjermanë te ne për turizëm balnear. Numri i pritur këtë vit është rreth 5000, por Sijka Kacarova është skeptike, se ai do të arrihet, megjithëse gjermanët mbërrijnë te ne kryesisht gjatë vjeshtës.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaFoto: BGNES
Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve..
Shpella “Biserna” hapet për vizitorët nga 6 prilli, njoftoi Bashkimi Turistik Bullgar. Shpella më e gjatë dhe më e bukur në Pllajën e Shumenit - "Biserna" tërheq mijëra njerëz çdo vit. Rruga brenda është e gjatë rreth 800 metra në një drejtim...
" А place of many stories " ose ndryshe "Një vend me shumë histori" - kështu titullohet videoja e fundit, e cila reklamon mundësitë për pushime verore dhe argëtim në bregdetin tonë jugor të Detit të Zi. Videoja ka për qëllim kryesisht tregjet e..
Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin..
Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve...
Mijëra njerëz do të mblidhen sot në burim në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad . Të gjithë besojnë se gjatë kësaj nate uji që buron nga..