Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon shpjegim nga Greqia për regjimin e kalimit kufitar

PKK "Kullata"
Foto: BGNES

Për shkak të interesit të madh lidhur me rregullat për hyrje në Greqi që nga 1 korriku 2020, Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet Ambasadës bullgare në Athinë ka kërkuar sqarim për këtë pse në formularin e ri elektronik për kalimin e kufirit mes Bullgarisë dhe Greqisë janë përmendur vetëm dy prej pesë pikave të kalimit kufitar – Kullata-Promahon dhe Makaza – Nimfea.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme informojnë se ende nuk kanë marrë përgjigje dhe këshillojnë udhëtuesit tani për tani të përdorin vetëm dy pikëkalimet e përmendura. Ministria pohon se e ndjek situatën dhe do të informojë shtetasit për planet e autoriteteve greke menjëherë pasi merr informacion.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD

GERB-SDS nuk do të mbështesë as mandatin e dytë dhe as të tretë eksplorues

Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..

botuar më 24-07-09 4.11.MD