Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Xhazanica" me një premierë në internet dhe në përgatitje të një albumi të ri

Borisllav Petrov: “Për mua folklori bullgar u kthye në një mision”

Foto: Facebook / Jazzanitza

Më 1 korrik ishte premiera në internet e albumit të ri JAZZANITZA – Live at ARCUB, Bucharest. “Xhazanica” quhet dhe grupi i krijuar nga Borisllav Petrovi (ekzekutues në bateri dhe kompozitor) dhe albumi debutues, i cili doli gjatë vitit 2016.

Nuk është ndonjë sekret, se folklori bullgar është burim frymëzues për jo pak xhaz muzikantë të rinj bullgarë. Mes tyre padyshim që është Bobi, si dhe muzikantët me të cilët incizoi albumin e vet debutues – saksofonistët Dimitër Ljolev dhe Vladimir Kërparov, kitaristi Ludmill Krumov dhe pjesëmarrës të tjerë në “lëvizjen etno-xhaz”, sipas fjalëve të tij personale. Pjesët u prezantuan në turne koncertesh nëpër vend. Ja dhe historinë e albumit të ri:

“Disa vjet më vonë doli mundësia të zhvillojmë një koncert në ARCUB-Bukuresht, një nga qendrat më të njohura për art dhe kulturë. Ftesa erdhi nga saksofonisti Cristian Soleanu – organizatori i një vargu koncertesh, në të cilët morën pjesë muzikantë të njohur të xhazit nga Shtetet e Bashkuara dhe disa kolegë rumunë dhe ballkanikë. Unë nuk qesha i sigurt se çfarë do të rastisë, sepse qemë katër veta - unë, Ljolev, Krumov dhe Boris Taslev /kontrabas/ kurse në variantin origjinal jemi sekstet. Vetë koncerti u reklamua paraprakisht në mediat, kishte posterë nëpër të gjithë Bukureshtin, publiku na duartrokiste shumë dhe mbase prandaj dhe koncerti kaloi kaq mirë. Për fat regjisori i zërit kishte bërë një incizim shumë të mirë dhe pasi e dëgjuam me djemtë, vendosëm që ta lançojmë në treg. Është diçka e re dhe shumë e ndryshme, sikurse e shprehnim veten në një mënyrë më të plotë si dhe idetë tona për lidhjen midis folklorit dhe xhazit.Ne e lëshojmë albumin përmes një platforme në internet, e cila është për artistë të pavarur dhe propozon variante të shumta – për streaming, download, shpërndarje në CD.”


Muzikant në fushën e xhazit për nga arsimi, Borisllavi “zbuloi” folklorin bullgar relativisht vonë – pak përpara se të fillonte studimin e tij në Holandë në fund të viteve të 90-tëStudimi i muzikës sonë popullore dhe gërshetimi i saj me mjetet shprehëse të xhazit e çuan deri në disa projekte të tjera, mbi të cilët punon. Po merret dhe me studime shkencore:  

“Fillova doktoratë në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”. Studioj stilet e baterive në muzikën ballkanike me theks mbi muzikën bullgare. Duke u kthyer në historinë e artit të interpretimit, të muzikës popullore dhe të xhazit  kuptoj sesa shumë është bërë në të gjitha fushat – përpunime origjinale të këngëve, fjuzhën dhe xhaz-projekte. Mund të them se, kjo të cilën e bën brezi ynë është vetëm një vazhdimësi e traditës dhe detyra jonë është ta zhvillojmë më tej dhe ta pasurojmë atë me gjuhën muzikore të shekullit të 21-të. Unë merrem tanimë me folklorin bullgar jo vetëm për shkak të krijimit të muzikës origjinale. Për mua kjo u kthye në një mision. Shpresoj që shumë shpejt do të mbledhim me djemtë për të incizuar albumin tim tjetër prej autori. Këngët janë gati, ishalla të mundim deri në fund të vitit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / Jazzanitza



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD