Për vit të katërt me radhë në Institurin Kulturor Shtetëror “Dvoreca” (Pallati) në qytetin bregdetar Ballçik do të zhvillohet Java e Kulturës Çeke. Fillimi do të jetë më 6 korrik në galerinë“Tuneli” me një ekspozitë të plastikëve prej qelqi. Në ekspozitë janë renditur veprat e krijuara gjatë një seri plenerash të nxënësve nga shkolla çeke për dizajn industrial e qytetit Velashske Mezirzhiçi (Valašské Meziříčí) të zhvilluar në Pallatin e Ballçikut.
Të gjitha veprat janë fryte të punës së nxënësve dhe mësuesve të tyre, të cilët çdo vit gjejnë frymëzim në kompleksin arkitekturor me park “Dvoreca”. Ekspozita do të jetë e hapur për vizitues deri më 12 korrik. Në të njëjtën datë është dhe koncerti, me të cilin do të mbyllet java e kulturës çeke. Në Sallën e Gurtë do të tingëllojnë veprat e Mocartit, Saint-Saens, Faure etj. në interpretim të trios familjare: Irzhi Pivovarçik – klarinetë, anëtar i Ensemble Flair në Ostrava, Marketa Pivovarçikova – flautë, dhe 15-vjeçarja Barbora Pivovarçikova – piano, e cila mëson në gjimnazin në Velashske Mezirzhiçi. Bashkë me ta do të ekzekutojë dhe pianistja bullgare Biljana Eneva. Adhuruesit e muzikës së bukur dhe kulturës çeke mund të vizitojnë koncertin falas.
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..